Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska

Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska

Sulmet ruse në Kiev

Raketat ruse goditën edhe ditën e sotme infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar madje dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike edhe në Moldavinë fqinje.

Kievi ishte një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse me raketa ndaj objekteve energjetike. Pas kësaj ishte e nevojshme edhe ndërprerja e energjisë elektrike në shumë rajone për të mundësuar kryerjen e riparimeve me fillimin e dimrit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se 80% e njerëzve në kryeqytet ishin pa energji dhe ujë.

Ai tha se autoritetet po punonin sa më shpejt që të ishte e mundur për të rivendosur furnizimet.

Si pasojë e sulmeve, të paktën gjashtë persona vdiqën. Ato i morën jetën dhe një fëmijë të porsalindur, dhe lanë të plagosur rëndë një mjek pasi raketa ruse sulmoi një maternitet në Ukrainën lindore, në qytetin e vogël të Vilniansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Ukraina do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar ndaj sulmeve të fundit nga rusët.

Parlamenti Evropian ra pre e një sulm kibernetik pasi e shpalli Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit.  Pas kësaj, një grup pro-Kremlinit mori përgjegjësinë e sulmit. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 400 milionë dollarë të tjera municion dhe gjeneratorë në Ukrainë, sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Scholz thirrje Putinit: Betejën e ke të humbur, prano kushtet e Ukrainës për negociata

1668004612_127387620d56d6d728e4f9b743412a0259797455486a8fe38019550030941000x563.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se është e qartë se Rusia po luftonte një betejë të humbur në Ukrainë. Ndërkohë, Emmanuel Macron i Francës po përgatitet të rifillojë "kontaktet e drejtpërdrejta" me Vladimir Putinin.

Presidenti rus Vladimir Putin "nuk mund të fitojë më në fushën e betejës, kjo duket e qartë", tha të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin qipriot Nikos Anastasiadis në Berlin, Scholz i bëri thirrje Putinit që t'i japë fund menjëherë  "terrorit të bombardimeve të Rusisë kundër popullsisë civile".

"Nuk është vetëm e padurueshme, por një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që Rusia ka hedhur bomba kundër infrastrukturës civile në Ukrainë për javë të tëra," tha Scholz.

Kancelari tha gjithashtu se veprimet e Rusisë treguan edhe një herë "sa i pamëshirshëm" është Putin në luftën që filloi nëntë muaj më parë.

“Kjo është arsyeja pse apeli im për Putinin mbetet: ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni trupat tuaja plotësisht nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me Ukrainën”. tha Scholz.

Ora 18:51
Zelensky, thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas njoftoi në Twitter se kishte udhëzuar ambasadorin e tij në Kombet e Bashkuara që të kërkonte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

“Vrasja e civilëve, shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtyre krimeve”, tha Zelensky.

Ora 18:32
Putini i sëmurë? Video-ja fundit e shfaq presidentin rus në gjendje jo të mirë shëndetësore

Disa pamje gjatë takimit të Vladimir Putin të martën tregonin se presidenti rus dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai shihet teksa mbahet në mënyrë të pazakontë pas karriges me dorën e majtë, ndërkohë që duket se këmbët e tij dridhen.

Pamjet janë regjistruar gjatë takimi që Putini pati të martën me Miguel Díaz-Canel, presidentin e Kubës dhe liderin e partisë komuniste të vendit.

Pavarësisht se paraqitjet e tij publike janë menaxhuar me kujdes në skenë nga propagandistët e Kremlinit, shenjat se Putini, 70 vjeç, po vuan nga probleme shëndetësore kanë qenë të dukshme në shumë raste këtë vit, duke nxitur spekulime dhe thashetheme, shkruan “Daily Mail”.

Putin me fytyrë të fryrë shihet duke buzëqeshur me zell teksa flet me Díaz-Canel përpara një oxhaku mermeri në Moskë.

Dora e tij e majtë shihet e mbështjellë fort rreth krahut të karriges së bardhë ku është ulur, si për të tentuar të stabilizohet. Dora e djathtë e Putinit duket se po "përleshet" me diçka, dhe duket sikur ai po përkund këmbët në mënyrë të pavullnetshme sipër tapetit me lule.

Ora 17:30
Zelensky: Ukrainasit janë 'të pathyeshëm' pas sulmeve ruse

1668801427_asdasdasdfsdsf.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse të mërkurën dhe vlerësoi shpirtin e popullit të tij, raportojnë mediat e huaja.

"Ne do të rinovojmë gjithçka dhe do t'i kalojmë të gjitha këto sepse ne jemi një popull i pathyeshëm", tha ai në një video të postuar në Telegram. 

Ora 17:25
Grupi pro-rus merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqen e Parlamentit Europian

1669221731_pe.PNG

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, ka shkruar presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, në

The @Europarl_EN is under a sophisticated cyberattack. A pro-Kremlin group has claimed responsibility.

Our IT experts are pushing back against it & protecting our systems.

This, after we proclaimed Russia as a State-sponsor of terrorism.

My response: #SlavaUkraini

— Roberta Metsola (@EP_President) November 23, 2022 ">Twitter.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona. Kjo, pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: #SlavaUkraini”, ka shkruar ajo, raporton Reuters.

Ora 17:20
SHBA dërgon 400 milionë dollarë të tjera municione dhe gjeneratorë në Ukrainë

1669220526_shba.PNG

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 400 milionë dollarë të tjera municione dhe gjeneratorë në Ukrainë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

SHBA-ja po tërheq pajisjet nga rezervat e veta për të marrë mbështetjen për Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Rusia vazhdon të synojë burimet e energjisë të Ukrainës dhe fillon dimri, raportojnë mediat e huaja.

Duke përfshirë ndihmën e fundit, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 19 miliardë dollarë në armë dhe pajisje të tjera për Ukrainën që nga sulmi i Rusisë më 24 shkurt. 

Paketa e re e ndihmës do të sigurohet përmes autoritetit presidencial për tërheqje, i cili lejon Pentagonin të marrë armë nga stoku i tij dhe t'i dërgojë ato shpejt në Ukrainë.

 Paketa e fundit përfshin 200 gjeneratorë, një sasi të pazbuluar të fishekëve shtesë si për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore NASAMS dhe sistemet e artilerisë HIMARS që SHBA ka dërguar në Ukrainë, 150 mitralozë të rëndë me pamje termike për të rrëzuar dronët, 10,000 fishekë mortajash 120 mm dhe 20 milionë të tjera municione të armëve të vogla, ndër të tjera, tha Pentagoni. 

Ora 17:01
Shpalli Rusinë shtet sponsor të terrorizmit, Parlamenti i BE-së viktimë e sulmeve kibernetike

1668617268_BASHKIMIEUROPIAN.JPG

Parlamenti Evropian u godit nga një sulm kibernetik pasi e caktoi Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit, tha një zëdhënës, raportojnë mediat e huaja

"Disponueshmëria e faqes së internetit @Europarl_EN ndikohet aktualisht nga jashtë për shkak të niveleve të larta të trafikut të rrjetit të jashtëm. Ky trafik lidhet me një ngjarje të sulmit DDOS (Distributed Denial of Service)", ka shkruar zëdhënësi i parlamentit, Jaime Duch në një postim në Twitter.

Politikanët e BE-së kishin votuar më herët për ta shpallur Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit pasi argumentuan se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret shkelnin ligjin ndërkombëtar.

Ora 16:46
Ukrainë/ Pas bastisjes së Kishës Ortodokse, gjenden literatura pro-ruse dhe 45 mijë paund

1669217792_lek.PNG

Literatura pro-ruse dhe më shumë se 2 milionë dollarë ukrainas u gjetën në një operacion kundërzbulimi të kryer në objektet në pronësi të Kishës Ortodokse të Ukrainës, tha shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU), raportojnë mediat e huaja.

SBU tha se kreu "masa sigurie" në territoret e Fjetjes së Shenjtë Kyiv-Pechersk Lavra në Kiev, Manastirit të Trinisë së Shenjtë Koretsky dhe ambienteve të UOC Sarnensko-Polyska Dioqezës në Rivne Oblast.

"Më shumë se 350 ndërtesa kishash dhe 850 njerëz u kontrolluan tërësisht në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kombëtare dhe Gardës Kombëtare", shkroi SBU në faqen e saj të internetit.

Si pjesë e operacionit, më shumë se 50 persona iu nënshtruan intervistave të thella të kundërzbulimit. SBU tha se kjo përfshin jo vetëm qytetarët e Ukrainës, "por edhe të huajt, veçanërisht qytetarët e federatës ruse".

"Në territorin e Lavrës Kyiv-Pechersk ishte edhe një shtetas 32-vjeçar i Ukrainës. Ai mund të jetë i përfshirë në aktivitetet e paligjshme të agjencisë së lajmeve pro-ruse "Antvan" në vendin tonë", shkruan SBU.

Shërbimi i sigurisë shtoi se gjeti "literaturë pro-ruse, e cila përdoret gjatë studimeve në seminare dhe shkolla të famullisë, përfshirë për propagandën e 'botës ruse'".

Ai tha gjithashtu se gjeti më shumë se dy milionë dollarë ukrainas (rreth 45,000 £), 100,000 dollarë amerikanë (rreth 83,000 £) dhe disa mijëra rubla ruse.

"Të gjitha materialet do të dorëzohen për hulumtime përkatëse të ekspertëve", tha SSU.

Ajo vjen pasi politikanët ukrainas kanë paraqitur një projektligj që do të ndalonte aktivitetet e Kishës Ortodokse Ruse në territorin e Ukrainës (shih postimin 11.20).

Zyrtarët ukrainas thanë se dyshonin për "aktivitete subversive nga shërbimet speciale ruse" në kompleksin Kiev Pechersk Lavra. 

Ora 16:40
Macron: Synoj të kem kontakte të drejtpërdrejta me Putin

1669219170_putin.PNG

Ditën e sotme, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se po planifikon një bisedim të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët e ardhshme.

Ai gjithashtu ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të IAEA Raphael Grossi për termocentralin Zaporizhzhia, raportojnë mediat e huaja.

“Unë synoj të kem kontakte të drejtpërdrejta me të në ditët e ardhshme për çështjet civile bërthamore para së gjithash dhe mbi termocentralin Zaporizhia”, u tha presidenti francez gazetarëve pas komunikimit me drejtorin e përgjithshëm të IAEA Raphael Grossi.

Macron është ndër liderët europianë që ka ruajtur komunikim të vazhdueshëm me presidentin rus, duke theksuar se zgjidhja për konfliktin është diplomacia. Ky veprim nuk është pritur pa kritika nga Kievi, por edhe vende të tjera europiane.

Ndërkohë sot Parlamenti Europian e shpalli Rusinë “një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe një shtet që përdor të gjitha mjetet e terrorizmit”.

Ora 16:17
Sulm ajror në Kiev/ 3 viktima dhe 11 të plagosur

1669121607_uhstar.PNG

Kryetari i bashkisë së Kievit konfirmon se tre persona u vranë gjatë sulmeve ajrore, 11 u plagosën dhe 10 prej tyre u dërguan në spital.

Në Telegram, Vitali Klitschko tha: “Tre persona u vranë si pasojë e sulmit me raketa të sotme në kryeqytet. Mes tyre është edhe një vajzë 17-vjeçare. 11 banorë të kryeqytetit kanë mbetur të plagosur. 10 prej tyre janë shtruar në ambientet mjekësore të qytetit. Një viktimë u trajtua nga mjekët në vend”, raportojnë mediat e huaja.

Ora 15:55
Kuleba: Rusia duhet të shihet si një 'shtet terrorist në mbarë botën'

1669215124_kuleba.PNG

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter për sulmet e fundit ajrore të Rusisë dhe tha: "Rusia duhet të njihet si shtet terrorist në mbarë botën", raportojnë mediat e huaja.

“Rusia feston njohjen e saj si shtet terrorist me terror të ri raketor kundër kryeqytetit të Ukrainës, qyteteve të tjera. Duhet të jetë e qartë për ata që ende kishin dyshime: Rusia duhet të njihet si shtet terrorist në mbarë botën dhe Ukraina duhet të marrë të gjitha sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në një postim në

Russia celebrates its recognition as terrorist state with new missile terror against Ukraine’s capital, other cities. Should be clear to those who still had doubts: Russia must be recognized as terrorist state worldwide and Ukraine must get all necessary air defense systems ASAP.

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) November 23, 2022
">Twitter.

Ora 15:50
Zvicra miraton sanksione të tjera kundër Rusisë

1669214901_zv.PNG

Qeveria zvicerane ka miratuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, në përputhje me paketën e tetë të sanksioneve të Bashkimit Evropian për luftën në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

Qeveria zvicerane shtoi se masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën vonë.

Ora 15:02
Këshilltari i Zelensky-t: Putin ka frikë se do të vritet, fundi i tij si figurë politike

1669211884_oleksiy.PNG

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, një këshilltar i Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovich, tha se presidenti rus, Putin, ka frikë se do të vritet nëse Rusia pëson humbje të mëtejshme, pas çlirimit të Khersonit, duke rritur frikën se do të humbasin luftën ndaj Ukrainës.

Sipas The Times ai tha: “Putini ka shumë frikë sepse në Rusi nuk ka falje për carët që humbin luftën. Nëse ai humb luftën, do të thotë fundi. Fundi i tij si figurë politike. Dhe ndoshta në kuptimin fizik. Humbja në Kherson është e turpshme për Putinin. Për Ukrainën është arritja më e madhe e luftës”.

Arestovich tha se trupat ruse do të kryejnë një ofensivë nga Bjellorusia në Donbas dhe gjithashtu do të përpiqen të pretendojnë centralin bërthamor Rivne.

Gjithashtu ai beson se sulmet që kanë përgjysmuar kapacitetin e fuqisë së Ukrainës janë një formë 'shantazhi' për të detyruar Ukrainën dhe aleatët e saj në bisedime me Kremlinin.

Ora 14:49
Ukraina dorëzon eshtrat e 33 ushtarëve rusë

1669211197_esht.PNG

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e trupave, me Kievin që do të dorëzojë eshtrat e 33 ushtarëve rusë. 

Trupat u dërguan nga një magazinë speciale në Kharkiv, në këmbim të trupave të ushtarakëve ukrainas, raportojnë mediat e huaja.

Alexander Lutsenko, një oficer i Grupit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak, tha se ushtarët rusë ishin vrarë pranë vijës së frontit në rrethe si Kupiansk dhe Izium.

Një tjetër oficer, Anton Ivannikov, tha se ishte e rëndësishme që ushtarët të mund të ktheheshin në familjet e tyre "ku do të gjenin strehën e fundit për t'u varrosur nga të afërmit, nënat dhe prindërit e tyre".  

Ora 14:31
Rusia godet infrastrukturat energjetike të 5 qyteteve të Ukrainës! Kryetarët e bashkisë thirrje qytetarëve: Qëndroni në strehimore

1669210104_l.PNG

Ushtarët rusë kanë goditur infrastrukturat e energjisë elektrike në Ukrainë duke lënë pa energji elektrike disa prej qyteteve të Ukrainës si, Lviv, Kiev, Mykolaiv, Moldavi dhe Dnipropetrovsk, deklaroi zëvendëskryeministri moldav, Andrei Spinu.

Shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe rajonet e Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk pasi u ngrit një paralajmërim për sulm ajror mbi Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar se është prekur infrastruktura energjetike në kryeqytet, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu kryebashkiaku i Lviv ka thënë: “I gjithë qyteti i Lvivit mbeti pa energji elektrike pas sulmeve ruse në objektet energjetike të Ukrainës. Qyteti është pa dritë. Mund të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë”.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitscko u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në strehë: “Një nga infrastrukturat e kryeqytetit ukrainas është goditur. Qëndroni në strehimore! Alarmi ajror vazhdon”.

Klitschko nuk dha detaje të mëtejshme dhe aktualisht nuk ka informacione të tjera nëse dhe cilat objektiva janë goditur.

Ora 13:30
Britania dërgon për herë të parë helikopterë në Ukrainë, sekretari i Mbrojtjes: Mbështetja e palëkundur!

1669208388_heli.PNG

Britania për herë të parë po dërgon helikopterë në Ukrainë, deklaroi sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Ata do të jenë helikopterët e parë të pilotuar që do të dërgohen nga Britania e Madhe që nga fillimi i luftës dhe janë siguruar së bashku me një program trajnimi gjashtë-javor. 

Britania tha gjithashtu se do të sigurojë 10,000 fishekë artilerie, raportojnë mediat e huaja.

 Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte "e palëkundur". 

“Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Këto raunde shtesë artilerie do të ndihmojnë Ukrainën të sigurojë tokën që ka rimarrë nga Rusia javët e fundit”, tha Wallace.

Ai është aktualisht në Norvegji duke takuar aleatët për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Ora 12:30
BE shpall Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit

1668617268_BASHKIMIEUROPIAN.JPG

Pas Parlamentit Evropian edhe BE e ka shpallur Rusinë si një shtet sponsor të terrorizmit, raportojnë mediat e huaja.

Masa, e cila është kryesisht simbolike, bazohet në sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret. 

Nuk ka asnjë kornizë ligjore për të mbështetur masën, por BE-ja tashmë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë.

Në përgjigje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai e mirëpret vendimin dhe bëri thirrje që Rusia të "izolohet në të gjitha nivelet"

"Unë e mirëpres vendimin e @Europarl_EN. Vendimi për të njohur Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjetet e terrorizmit. Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse për t'i dhënë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin", ka shkruar Zelensky në

I welcome @Europarl_EN decision to recognize Russia as a state sponsor of terrorism and as a state which uses means of terrorism. Russia must be isolated at all levels and held accountable in order to end its long-standing policy of terrorism in Ukraine and across the globe.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 23, 2022
">Twitter.

Ora 12:25
Ukraina propozon projektligjin për ndalimin e aktiviteteve të Kishës Ortodokse Ruse

1669125632_kisha.PNG

Politikanët ukrainas kanë paraqitur një projektligj që do të ndalonte aktivitetet e Kishës Ortodokse Ruse në territorin e Ukrainës. 

Ai gjithashtu përfshin një ndalim të plotë të çdo organizate fetare që është në linjë me Kishën Ortodokse Ruse, raportojnë mediat e huaja.

Ditën e djeshme, shërbimet ukrainase të sigurisë kryen një bastisje në selinë e krahut të mbështetur nga Rusia të Kishës Ortodokse të Ukrainës, të njohur si Patriarkana e Moskës. 

Zyrtarët ukrainas thanë se dyshonin për "aktivitete subversive nga shërbimet speciale ruse" në kompleksin Kiev Pechersk Lavra. 

Deputetja Iryna Friz tha se qëllimi i projektligjit ishte "të parandalojë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Ukrainës dhe të sigurojë rendin, sepse për një kohë të gjatë ROC ka kryer aktivitete të sinqerta anti-ukrainase dhe sabotuese dhe ka mbrojtur të gjitha veprimet e regjimit kriminal rus".

Ora 12:07
G7 do të vendosë çmimin tavan të naftës ruse të transportuar nga deti, jo më shumë se 70$ për fuqi

1669201788_g7.PNG

Komisioni Evropian (KE) publikoi çmimet për kufirin e propozuar të çmimit të gazit dhe naftës që do të konfirmohet në ditët në vijim, por të dyja janë në një nivel që është më shumë një gjest simbolik, sesa sanksioni dërrmues që shumë shpresonin se do të ishte i shpallur, raportojnë mediat e huaja.

Të mërkurën një diplomat i Bashkimit Evropian deklaroi se vendet e G7 po shikojnë një kufi të çmimit për naftën ruse të transportuar nga deti në rangun prej 65 deri në 70 dollarë për fuçi.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së po diskutojnë propozimin me qëllim që deri në fund të ditës të arrijnë një qëndrim të përbashkët. 

G7, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, BE-në dhe Australinë, janë planifikuar të zbatojnë kufirin e çmimit për eksportet detare të naftës ruse më 5 dhjetor.

Ky veprim do të jetë pjesë e sanksioneve që synojnë të ndëshkojnë Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë. 

Ora 12:00
Scholz: Gjermania do t’ia dalë të përballojë krizën e shkaktuar nga Rusia

1669124915_Scholz.PNG

Në një konferencë kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania është mjaft e fortë për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe do të forcohet edhe më shumë për shkak të një qasjeje të re ndaj politikës së energjisë, mbrojtjes dhe tregtisë, raportojnë mediat e huaja.

Scholz i tha dhomës së ulët të parlamentit të Bundestagut: “Ne po i eliminojmë dështimet e një politike energjetike dhe tregtare që na ka çuar në varësi të njëanshme nga Rusia dhe Kina, në veçanti. Ne po eliminojmë dështimet e një politike energjetike dhe tregtare që na ka çuar në varësi të njëanshme nga Rusia dhe Kina, në veçanti. Gjermania ka forcën për të zotëruar krizën dhe për të dalë më e fortë prej saj”.

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se qeveria e tij do të bënte më shumë sesa t’i përmbahej status quo-së.

Ora 11:03
Zelensky dënon sulmin në maternitet: Shtet terrorist që vazhdon të luftojë kundër civilëve

1668973328_sdasdasd.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin e Rusisë të mërkurën në një maternitet në jug të Ukrainës që vrau një foshnjë të porsalindur.

“Shteti terrorist vazhdon të luftojë kundër civilëve dhe objekteve civile. Armiku ka vendosur edhe një herë të përpiqet të arrijë me terror dhe vrasje atë që nuk mundi ta arrijë për nëntë muaj dhe nuk do të arrijë dot. Përkundrazi, ai do të mbajë llogari vetëm për të gjitha të këqijat që solli në vendin tonë”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë, raportojnë mediat e huaja.

Nëna e fëmijës dhe një mjek u shpëtuan nga rrënojat e spitalit të shkatërruar në Vilnyansk, rajoni Zaporizhzhia, pas sulmit me raketa, sipas autoriteteve ukrainase.

Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Pjesë të rajonit më të gjerë të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e pretendon atë si territor rus në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ora 10:55
Johnson plas ‘bombën’ për Gjermaninë dhe Francën: Dëshironin të mbaronte lufta me humbjen e Ukrainës

1668763587_Boris.PNG

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka folur rreth luftës në Ukrainë i cili tha se vendet e tjera europiane kishin pikëpamje të ndryshme, me Gjermaninë që dyshohet se preferonte humbjen e Ukrainës kundrejt një konflikti të gjatë, raportojnë mediat e huaja.

Në komentet që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira mes liderëve evropianë, Boris Johnson tha për CNN Portugal: "Kjo gjë ishte një tronditje e madhe, ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme. Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të përmbytej”.

Johnson tha se kishte "të gjitha llojet e arsyeve të shëndosha ekonomike" për këtë qasje, por se ai "nuk mund ta mbështeste" atë.

Ai gjithashtu komentoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte udhëhequr përpjekjen e Evropës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike. 

"Nuk duhet të keni dyshim se francezët ishin në mohim deri në momentin e fundit", tha Johnson.

Ish-kryeministri, i cili shihej si një aleat i ngushtë i Volodymyr Zelensky, theksoi se kombet e BE-së më vonë u mblodhën pas Kievit. 

Ora 10:40
Eksperti britanik: Nuk është në 'interesin' e Putinit për të përfunduar luftën në Ukrainë

1669057616_asdasdasdas.JPG

Sipas një eksperti britanik, Freedman, nuk është në interesin e Vladimir Putinit që t’i japë fund operacioneve ushtarake në Ukrainë dhe në një farë mase do të jetë më e lehtë për presidentin rus të zgjasë luftën.

Në një intervistë për Sky News, Freedman tha se në muajt në vijim bota mund të shohë trupat ukrainase duke forcuar pozicionet e tyre në vend pa e pranuar Rusinë se kishte humbur.

"Unë nuk mendoj se është në interesin e Putinit të përfundojë këtë luftë. Sapo të përfundojë luftën me negociata, ai duhet të tërhiqet dhe të pranojë se e gjithë kjo ka qenë marrëzi dhe e kotë dhe do të ketë një llogari. Pra, në një farë mase është më e lehtë për të që ta zvarritë atë, edhe nëse nuk po arrin ndonjë sukses të madh në fushën e betejës, edhe nëse duhet të lëshojë territore, ai më pas mund ta fajësojë natyrën për këtë”, tha Freedman.

Ai tha se Ukraina duhet të forcojë pozicionin e saj dhe të marrë më shumë territore mbrapa duke fituar luftën dhe ta bëjë Rusinë që të pranojë humbjen e saj.

“Sa herë që bën një lëshim, për shembull, në marrëveshjet e drithërave ose shkëmbimin e të burgosurve, ai sulmohet nga linjat e tij të forta. Kështu që kam frikë se kjo është ajo që ne mund të marrim në një farë kuptimi, Ukraina të forcojë pozicionin e saj dhe të marrë më shumë territore mbrapa pa Rusinë që në fakt të pranojë humbjen e saj”, tha Freedman.

I pyetur për vështirësitë me të cilat përballet Putini me fillimin e dimrit, ai shtoi: “Ai është në mjaft vështirësi për sa i përket faktit se forcat e tij duhet të përpiqen të krijojnë linja të reja mbrojtëse. Ka shumë luftime të vështira që po zhvillohen në Luhansk. Dhe një nga vështirësitë për të dyja palët për momentin është se është shumë i lagësht, kështu që e bën lëvizjen të vështirë”.

Ora 10:39
Kreu i IAEA takim me delegacionin rus, diskutime mbi sigurinë e centralit Zaporizhzhia

1669196543_rafael.PNG

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së është takuar me një delegacion rus në Stamboll për të diskutuar "krijimin urgjent të një zone mbrojtëse të sigurisë dhe sigurisë bërthamore" në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia.

Centrali Zaporizhzhia, të cilin Rusia e kapi menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt, u trondit përsëri nga bombardimet në fundjavë, duke çuar në thirrje të rinovuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për të krijuar një zonë mbrojtëse rreth saj për të parandaluar një fatkeqësi bërthamore, raportojnë mediat e huaja.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet në termocentral në muajt e fundit që kanë dëmtuar ndërtesat dhe rrëzuan linjat e energjisë që furnizojnë centralin, të cilat janë thelbësore për ftohjen e karburantit të gjashtë reaktorëve dhe për të shmangur një shkrirje bërthamore.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA @rafaelmgrossi u takua me një delegacion rus të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rosatom Alexey Likhachev sot në Stamboll, për konsultime mbi aspektet operacionale që lidhen me sigurinë në NPP #Zaporizhzhya në Ukrainë dhe për krijimin urgjent të një zone të sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes së sigurisë”, ka shkruar IAEA në

IAEA Director General @rafaelmgrossi met a Russian delegation led by Rosatom DG Alexey Likhachev in Istanbul today, for consultations on operational aspects related to safety at #Zaporizhzhya NPP in Ukraine & on urgently establishing a nuclear safety & security protection zone.

— IAEA - International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) November 23, 2022
">Twitter.

Grossi ka paralajmëruar prej muajsh për rrezikun e një aksidenti potencialisht katastrofik për shkak të granatimeve.

Centrali bërthamor, më i madhi në Evropë, siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës përpara pushtimit të Rusisë dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë.

Ora 10:15
Pas vdekjes së foshnjes, reagon Olena Zelenska: Kurrë nuk do e harrojmë këtë gjë dhe nuk do e falim

1669195083_Zelenska.PNG

Bombardimet ruse kanë goditur maternitetin në rajonin e Zaporizhzhia dhe kanë vrarë një foshnje, ku së fundmi ka reaguar edhe gruaja e Presidentit Zelensky, Olena Zelenska.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e foshnjes 2 ditëshe.

Ajo gjithashtu ka shkruar se kimet e Rusisë janë të çmendura.

“Krimet e RF janë të çmendura. Këtë natë objektivi u bë materniteti në rajonin e Zaporizhzhia. Vdiq djali 2 ditësh… Dhimbje e tmerrshme. Ne kurrë nuk do e harrojmë këtë gjë dhe kurrë nuk do e falim. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të dashurit e foshnjës. Shërim të shpejtë të lënduarve. Zemrat tona janë me ju”, ka shkruar Zelenska në Twitter.

Ora 09:26
Bombardimet ruse në Zaporizhzhia, vdes një foshnje

1669133521_kherson.PNG

Bombardimet ruse kanë goditur maternitetin në rajonin e Zaporizhzhia dhe kanë vrarë një foshnje. Ndërtesa dykatëshe në qytetin e Vilniansk u godit gjatë natës dhe u shkatërrua.

Zyrtarët ukrainas thanë se një grua ishte duke sjellë në jetë një fëmijë në momentin e sulmit ndërsa foshnja që vdiq ishte më pak se një vjeç.

Një grua dhe një mjek u shpëtuan nga rrënojat dhe nuk besohet se ka asnjë tjetër të zhdukur.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/11/2022 13:53

    Cfare lidhje ka terrorizmi me luften qe po behet ne Ukraine ? Nese quhet terrorist nje shtet qe sulmon nje tjeter atehere le te fillojme me ameriken njehere qe ka shkaterruar gjysmen e botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren