Schröder: Gjermania pro integrimit
të Shqipërisë,por luftoni korrupsionin

Schröder: Gjermania pro integrimit<br />të Shqipërisë,por luftoni korrupsionin
Ish-Kancelari gjerman, Gerhard Schröder gjatë vizitës në Tiranë në konferencën “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian”  deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për integrimin në BE dhe se vendet kandidate nuk duhet që të demoralizohen nga largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni.
 
Gerhard Schröder u shpreh se Shqipëria është për Gjermaninë është një vend kyç në Ballkan, ndërsa duhet të vazhdoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit me miratimin e Reformës në Drejtësi.
 
Ish-Kancelari gjerman tha se nga Shqipëria priten rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi e ardhmja është e qartë në BE.
 
Për Gjermaninë, Shqipëria është një vend kyç në Ballkan. Merkel e ka bërë të qartë se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.
 
Prej dy vitesh Flekeshtain është raportues për Shqipërinë në PE, edhe ai është mik i vendit tuaj. Një Shqipëri e qëndrueshme është në interesin e të gjithëve.
 
Me qëllim që situata politike të mbetet e ç’tensionuar, me qëllim që politika e refugjatëve të gjejë një zgjidhje Europiane.
 
BE i duhet Shqipëria, ashtu sikur Shqipërisë i duhet BE. Duhet të bëni reformat për integrimin në BE, sidomos në ekonomi dhe drejtësi.
 
Nga Shqipëria priten rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E ardhmja e Shqipërisë është e qartë në BE.
 
Shqipëria është aktor konstruktiv në rajon, përpjekja me Serbinë për të përmirësuar marrëdhëniet meritë e Ramës dhe Vucic.
 
Vizita në Beograd është konsideruar në Gjermani si gjest i madh i juaji, ashtu sikur edhe për vizitën e kthimit të Vucic në Tiranë’ tha ai.
 
Gerhard Schröder u ndal edhe te dalja e Britanisë nga BE duke e cilësuar si goditje, ndërsa paralajmëroi se nuk do ta kenë aspak të lehtë pas referendumit.
 
Schröder kërkoi që të mos ketë lëshime ndaj Britanisë për dëshirat e tepërta, pasi mund të ndiqej nga vende të tjera.
 
“Integrimi ka pësuar goditje, vendimi për daljen e Britanisë është një nga këto.
 
Por do të paralajmëroja të bëhet kujdes më dëshirat e tepërta të Britanisë së Madhe, për lëvizjen e lirë nuk duhet të ketë zbutje të kritereve.
 
Në cështjen e ekonomisë parashikoj që Britania do të përballet me rënia, shpresoj që përvoja të shërbejë për vendet e tjera që të mos e ndjekin këtë shembull.
 
Në një ditë, edhe Rusia mund të afrohet me BE përmes një marrëveshjes asociimi
”deklaroi ai.
 
Gerhard Schröder foli edhe për fluksin e emigrantëve duke deklaruar të gjitha vendet e Europës duhet të tregojë solidaritet me krizën.

Ndonjëherë mendoj se jam i lumtur që jam pensionist në këto kohë krize. Duhet një qasje e re për problemin e emigrantëve.
 
Refugjatët duhet të qëndrojnë në vendet ku kanë mbërritur për herë të parë. Tani është problem i të gjithë Europës.
 
Nuk është e lehtë për Gjermaninë që të përballojë një milion refugjatë, nuk mund ta përballojmë vetëm.
 
Edhe Hungaria me Poloninë duhet të përballen me problemin Europian”tha ai.
 
Kryeministri Rama teksa falënderoi ish-Kancelarin për atë që bëri për Kosovën, u ndal te emigrantët duke u shprehur se Europa duhet të ndryshojë politikat në krizën e menaxhimit të refugjatëve.
 
“Shqipëria është e gatshme për të pranuar pjesën e saj të refugjatëve
”. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas