Schröder-Ramës: Do të doja t'ju
shihja kryeministër dhe pas 2017

Schröder-Ramës: Do të doja t'ju<br />shihja kryeministër dhe pas 2017
Ish-Kancelari Gerhard Schröder në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria Rama, ndërsa shtoi se do të doja t'ju shihja kryeministër edhe pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në 2017.
 
Schrader deklaroi se duhet të krijohet klima për biznesin për të investuar, pasi sipas tij investitorët duan një sistem të drejtë drejtësie.
 
Schrader u shpreh se Shqipëria duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës në drejtësi.
 
Ish-Kancelari tha se shpreson që në nëntor raporti nga KE të jetë pozitiv për hapjen e negociatave, pasi do të hapte dyert për investitorët për të ardhur në Shqipëri.
 
"Reforma në Drejtësi duhet të zgjidhë sa më shpejt rastet gjyqësore për investitorët. Një situatë e tillë ka pasoja edhe për integrimin në BE. Falë Zotit, Shqipëria mund të mbështet te Gjermania, pavarësisht ngjyrave politike.
 
Nuk duhet të humbet kohë për të shtyrë përpara zbatimin e reformave. Duhet të zbatohen ato që janë shkruar, jam i bindur që ju do të arrini këtë gjë.
 
Në zgjedhjet e ardhshme njerëzit do të mendojnë para se të votojnë se kush është përgjegjës.
 
Besoj që do ta zmadhojmë tregun gjerman në Shqipëri nëse ka bashkëpunim me vendet e rajonit. Unë e konsideroj shumë të rëndësishme vizitën e Ramës në Serbi dhe Vucic në Shqipëri.
 
Shpresoj që në nëntor të kemi një raport pozitiv dhe unë do të dëshiroja që të hapen negociatat për anëtarësimin në BE.
 
Hapja e negociatave është një sinjal i mirë për investitorët për garanci për të realizuar projektet në Shqipëri. Shpresoj që t'ju shoh kryeministër edhe pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në 2017
", tha ai.


 
Në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se kjo është një shenjë për rëndësinë që Gjermania i jep Shqipërisë.
 
Rama tha se Shqipëria ka përmirësuar klimën e biznesit dhe sipërmarrja e lirë nuk shikohet si kundërshtare e interesave të publikut.
 
Kreu i qeverisë vlerësoi edhe një herë tjetër iniciativën e Kancelares Merkel për Samitin e Berlinit, pasi Ballkani nuk është më një fuçi baruti.
 
Përsa i përket integrimit në Bashkimin Europain, Rama theksoi se për të qenë pjesë e BE duhet të ndërtojmë Europën këtu, për ta bërë Shqipërinë një vend Europian me konkurrencë të lirë dhe shtet të së drejtës.
 
Gjatë fjalës së tij në forum Rama tha se Shqipëria është përpara Serbisë dhe Malit të Zi përsa i përket Reformës në Drejtësi, pasi ende pa hapur negociatat i ka paraprirë duke e miratuar.

"Forumi vjen në vazhdën e intensifikimit të shkëmbimeve me Gjermaninë. Po këtu në këtë sallë ndamë një tjetër moment me Kancelaren Merkel, apo ministrin e Jashtëm gjerman.
 
Shenja, jo vetëm për rëndësinë që ne i japim Gjermaninë, por që Gjermania i jep Shqipërisë. Mirënjohës Gjermanisë për angazhimin në rajon, që njihet si procesi i Berlinit.
 
Për herë të parë të gjithë liderët e rajonit u ulën në një tryezë jo për sherr për të shkuarën, por për të ardhmen e përbashkët.
 
Ballkani nuk është më fuçia e barutit, por një rajon me harmoninë dhe paqe. Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni janë provë se Gjermania është vendi që lidh fjalën me veprën.

Protokolli i bashkëpunimit është kuadër i plotë për bashkëpunimin në menaxhimin e mbetjeve urbane, arsimin profesional, etj.
 
Modeli gjerman në arsimin profesional ka qenë mjaft ndriçues duke e lidhur shkollën me ndërmarrjet.
 
Ka mjaft ndërmarrje që kërkojnë njerëz me zanate. Për të qenë pjesë e BE duhet të ndërtojmë Europën këtu, për ta bërë Shqipërinë një vend Europian me konkurrencë të lirë dhe shtet të së drejtës.
 
Dhoma Gjermane e Tregtisë është më rigorozja dhe më kritikja dhe falë këshillave kemi marrë masa për të përmirësuar klimën e biznesit.
 
Kemi një qeveri që nuk tradhton interesat publike dhe ka sipërmarrja nuk shihet si kundërshtare e interesave të publikut, as kërcënim për mbrojtjen shoqërore dhe as si 'lopë' që duhet mjelë pa u kujdesur se si ushqehet.
rama
Do të krijojmë forumin e përbashkët Shqipëri- Serbi pas pak ditësh në vizitën që do të zhvilloj në Beograd.
 
Jam i bindur që në vitet e ardhshme do të shikojmë rezultate befasuese. Hapja e negociatat është një proces i vështirë, por askush nuk na lejon të mos lexojmë librat që të jemi të përgatitur.
 
Me reformën në drejtësi kemi ezauruar kapitullin 23 dhe 24 dhe në momentin e negocimit do të jemi shumë më përpara.
 
Nga pikëpamja e reformës në drejtësi jemi më përpara se Serbia dhe Mali i Zi.  Krenari për ne që modeli i reformës promovohet nga KE në vendet e rajonit për t'u marrë në konsideratë
" tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet