Schumacher ja doli të realizojë
ëndrrën...por kjo nuk i gëzon të gjithë

Schumacher ja doli të realizojë<br />ëndrrën...por kjo nuk i gëzon të gjithë
Sabine Kehm, menaxherja e Michael Schumacher, ka thënë për mediat se ëndrra sekrete e ish -pilotit të “Formula 1” Michael Schumacher ka qenë që të zhdukej nga jeta publike.

Dhe për këtë arsye, ka treguar Kehm, nuk janë zbuluar informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të legjendës së “Formula 1”, i cili është në gjendje kome, pas aksidentit që pësoi teksa ishte duke bërë ski, rreth dy vite më parë.

“Në përgjithësi, mediat nuk kanë raportuar për jetën private të Schumacher dhe Corrina-s (bashkëshortja e Schumacher). Kur ai ishte në Zvicër për shembull, ishte e qartë se ai ishte në jetën e tij private. Kur po bisedoja një ditë më të, Schumacher më tha: Nuk është e nevojshme të më telefonosh vitin tjetër, unë do të zhdukem’. Unë mendoj se kjo ishte ëndrra e tij e fshehtë që një ditë do të ishte në gjendje ta bënte. Kjo është arsyeja pse unë tani vazhdoj të mbroj dëshirën e tij, duke mos dhënë asnjë informacion”, tha Kehm.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)