Schumacher mbush 54 vjeç, Ferrari e uron në mënyrë të veçantë! Legjenda e Formula 1 i 'zhdukur' prej 10 vitesh

Schumacher mbush 54 vjeç, Ferrari e uron në mënyrë të veçantë! Legjenda e Formula 1 i 'zhdukur' prej 10 vitesh

Michael Schumacher

Michael Schumacher bëhet sot 54 vjeç. Ylli gjerman i Formula 1 ka marrë një urim special nga skuderia Ferrari, me "Kokëkuqen" italiane që ka uruar pilotin më të mirë që ka pasur në gjirin e vet.

Pesë herë kampioni i botës prej 2013 është në koma, pas aksidentit tragjik në alpet zvicerane.  "Me ty në këtë ditëlindje. Sot dhe përgjithmonë", shkruan Ferrari që ka postuar foto duke risjellë në vëmendje trofetë e Schumacher.

Schumacher prej 29 dhjetorit 2013 është në gjendje kome pas një aksidenti në pistën e skive në Zvicër, teksa qëndron i shtruar në rezidencën e tij dhe larg vëmendjes së mediave. Një vit para aksidentit në pistën e skive, Schumacher i dha fund karrierës në botën e shpejtësisë me Mercedes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik