'Schumacher ulet në tavolinë për të ngrënë', ish-kolegu i tij zbulon gjendjen e kampionit të Formula 1

'Schumacher ulet në tavolinë për të ngrënë', ish-kolegu i tij zbulon gjendjen e kampionit të Formula 1

Michael Schumacher

Johnny Herbert, ish-kolegu i Michael Schumacher me skuderinë Benetton gjatë 1994-1995 ka thënë së fundmi se legjenda e Formula 1 "mund të ulet në tryezë për dreka dhe darka".

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1 dhe ikona e Ferrarit, Schumacher u aksidentua në Alpet e Zvicrës më 29 dhjetorin e 2013 dhe prej atëherë ka kaluar nga gjendja e komës në një situatë më të qëndrueshme, por jo i aftë për t'u kujdesur për vete.

"Më thanë se Michael mund të ulet në tryezë për drekë dhe darkë". Zbulimi i bujshëm vjen nga ish-piloti anglez Johnny Herbert, partneri i Schumacher për dy sezone në Benetton në 1994 dhe 1995.

“Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të rreme, sepse besoj sot është në të njëjtat kushte në të cilat ishte pas dy operacioneve që iu nënshtrua pas rënies së tij”, shtoi Herbert, tashmë 59 vjeç, në një intervistë të publikuar nga faqja britanike e informacionit sportiv 'BettingSites', duke specifikuar se kishte vetëm informacione të dorës së dytë. .

"Unë mund të lexoj vetëm midis rreshtave atë që më është besuar dhe madje edhe nga familja nuk kam marrë vesh më shumë. Aspektet e tjera janë aspekte që të dashurit e tij duan t'i mbajnë konfidenciale. Besoj se një konfidencialitet i tillë është për shkak për faktin se nuk ka shumë mundësi për përmirësim, ndërsa ajo që duhet të bëjmë është ta kujtojmë Schumacher siç e njihnim, shumë i shpejtë në pistë dhe duke fituar në Grand Prix”. tha Herbert.

Johnny Herbert

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm