Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti gjerman shprehet se thirrjet e vazhdueshme raciste “Vritini shqiptarët” nuk kanë vend në një shtet që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë më me çështjen e flamurit, që sipas autoriteteve serbe ishte një provokim i hapur. Schwarz bën një paralelizëm duke u shprehur se një Bashkimi Evropian nuk e do një pasardhës të Millosheviçit në BE.
"Dhjetëra mijëra serb ulërinin “ MBYTINI, MBYTINI SHQIPTARËT” në ndeshjen kualifikuese për Evropian. Jo nuk është më çështja e flamurit. Ishte një racizëm i hapur, urrejte e qartë. Në stadium dhjetëra mijëra serb ulërinin“ mbytini, vritini të gjithë shqiptarët“ dhe „ vrisni dhe masakroni deri sa mos të mbetet asnjë shqiptarë më“. E ai ministri i jashtëm serb Daçiçi thotë se flamuri ishte një provokim i planifikuar nga shtetet perëndimore! Dhe dua të vij në përfundim: Një Serbi e tillë nuk ka se çfarë kërkon në Bashkimin Europian. Ne nuk duam të importojmë asnjë urrejtës dhe asnjë racizëm. Mjafton me MILLOSHEVIÇIN. Ne nuk duam pasardhës të Millosheviçit në Bashkimin Europian." shkruan Schwarz
DIESES SERBIEN IN DIE EU ? NEIN! NO! NE! JO! NON! ZEHNTAUSENDE SERBEN BRÜLLEN: „TÖTE, TÖTE DIE ALBANER!“ bei... http://t.co/Bmr8N2gP4B
— Stefan Schwarz (@Stefan_Schwarz) October 15, 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)