Schweinsteiger bën ironi me mungesën e Italisë në Botëror, por përgjigja e Materazzi-t e lë pa fjalë (FOTO)

Schweinsteiger bën ironi me mungesën e Italisë në Botëror, por përgjigja e Materazzi-t e lë pa fjalë (FOTO)

Bastian Schweinsteiger, ish-mesfushori i kombëtares gjermane

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger ka tentuar të ironizojë me mungesën e Italisë në Botëror, por jo gjithçka ka shkuar në favor të gjermanit. I ftuar në një studio televizive për të komentuar ndeshjet e djeshme të Kupës së Botës "Rusi 2018", ai është pyetur për ekipin favor të këtij trofeu. 

“Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht”- ka thënë 33-vjeçari. 

Por ka qenë e menjëhershme përgjigjja e ish-mbrojtësit "azurr" Marco Materazzi, një nga protagonistët e Italisë në Gjermani 2006, ka shkruar në Instagram, duke i kujtuar Schweinsteiger një nga mbrëmjet më dramatike të "panzer"-ave, humbjen 0:2 përballë Italisë në gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund:

“Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur picën?” 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë