Schweinsteiger kapiten, nesër
miqësorja Gjermani-Argjentinë

Schweinsteiger kapiten, nesër<br />miqësorja Gjermani-Argjentinë
Bastian Schweinsteiger është zgjedhur kapiteni i ri i Gjermanisë duke pasuar shokun e skuadrës tek Bayern Mynih ,Filip Lahm që u tërhoq nga kombëtarja pas fitimit të Kupës së Botës në Brazil.

“Bastian ka një eksperiencë të madhe dhe gëzon mbështetjen e të gjithë skuadrës.Ai është një lojtar mjaft i komunikueshëm brenda skuadrës dhe u denjë për të qënë kapiten i Gjermanisë “ka thënë trajneri Hoakim Lëv në konferencë për shtyp.

Gjithsesi 30-vjecari që ka shënuar 23 gola për Gjermaninë nuk do udhëheqë skuadrën në miqësoren e së mërkurrës ndaj Argjentinës për shkak të një dëmtimi.

Nesër përsëritet finalja e Kupës së Botës Gjermani-Argjentinë këtë herë si miqësore por me mungesa të shumta tek kampionët e Botës dhe Messi tek amerikanojugorët.Trajneri kampion mezi e pret testin me Argjentinën:

“Në këtë ndeshje do bindim sërish tifozët që e merituam Kupën e Botës.Në këtë mënyrë mezi presim përballjen me nënkampionët”. Në kampin e Pancerave ka pasur edhe ndryshime në staf ku Tomas Shneider është emëruar zëvendës trajner.






Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin