Së afërmi ligj i ri për partneritetin publik-privat
TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Një ligj i ri për partneritetin publik- privat pritet të diskutohet dhe miratohet së shpejti në Kuvend, pasi është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Sipërmarrjes dhe Tregtisë dhe synon shkurtimin e procedurave burokratike. Ministri Arben Ahmetaj u shpreh pak ditë më parë, se “po bëjmë një ndryshim cilësor, pasi […]
/ATSH/- Një ligj i ri për partneritetin publik- privat pritet të diskutohet dhe miratohet së shpejti në Kuvend, pasi është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Sipërmarrjes dhe Tregtisë dhe synon shkurtimin e procedurave burokratike.
Ministri Arben Ahmetaj u shpreh pak ditë më parë, se "po bëjmë një ndryshim cilësor, pasi i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe komuniteti i biznesit kane qenë shumë te shqetësuar. Ne nuk do të pranojmë më oferta minimaliste, gjë që krijon monopol dhe nuk sjell inovacion".
Përmes p/ligjit për partneritetin publik-privat, synohet shkurtimi i afateve të procedurave, cka ka krijuar burokraci të tepërta, me të cilët përballen investitorët.
"Ne po shkurtojmë afatet e procedurave në ditë, nga 272 ditë në 140 ditë për procedurat e koncesionit apo partneritetit publik- privat", është shprehur ministri Ahmetaj.
Përmrësimet e këtij ligji pritet të ndikojnë në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Me shqyrtimin e kërkesave për investime përmes koncensioneve dhe partneritetit pulbik dhe privat, do të merret një komision, me përbërje grup ekspertësh si, juriste, ekonomiset, profesion teknik dhe profesione nga fusha të tjera përkatëse, në varësi të objektit dhe karakteristikave të fushës ku do të investohet. Komisioni identifikon projektet e kërkuara dhe të pakërkuara, harton studimin e fizibilitetit, përcakton procedurën e zbatueshme, harton dokumentacionin e tenderit dhe shqyrton dhe vlerëson ofertat e pranuara dhe kërkesat për pjesëmarrje të dorëzuara.
Ndryshimet në ligjin për partneritetin publik -privat synojnë shkurtimin e procedurave burokratike dhe afateve kohore, me synim, përshpejtimin e plotësimit të kërkesave nga investitorë të ndryshëm, që dëshirojnë të investojnë përmes bashkëpunimit me shtetin me shërbime si, policia, ushtria, rrugët publike, transporti publik, arsimi, kujdesi shëndetësor për të varfërit, etj
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.3%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
10.2%
Vota total: 2848
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24