Se ç’e heq Fiona vallen e Nuses
Ish Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona, më në fund u largua nga Shqipëria. Ka qenë një personazh shumë i dashur për shtypin rozë, edhe për faktin se ka qenë në qendër të vëmendjes. Nuk ishte një ambasadore e ngurtë, dhe këtë mendojmë se do të ndodhë edhe në misionin tjetër diplomatik që do të mbajë, pas vendimit të Foreign Office-s.
Ish Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona, më në fund u largua nga Shqipëria. Ka qenë një personazh shumë i dashur për shtypin rozë, edhe për faktin se ka qenë në qendër të vëmendjes. Nuk ishte një ambasadore e ngurtë, dhe këtë mendojmë se do të ndodhë edhe në misionin tjetër diplomatik që do të mbajë, pas vendimit të Foreign Office-s. Por ja ku jemi në një party të fundit të saj. Kishte mbledhur miq e dashamirës. Ata që iu bashkuan në këtë party, ishin ndoshta nga më të afërtit. Aty shihje socialistë e demokratë. Pse jo, nga ata që nuk e kishin problem të kërcenin as napolonin, vallen e dashur tradicionale të shqiptarëve. Mes miqve ishte ambasadori i
OSBE Eugen Wollfarth, së bashku me bashkëshorten. Por ishte edhe deputeti i PD Gerti Bogdani, ishin deputetet e PS Gjiknuri, Bushati, Kodheli, sekretari për rininë Veliaj,koordinatori Mazniku e shoqëria civile, ishte gjyqtari Dvorani, ishte edhe Remzi Lani, por edhe kantautorët dhe prezantuesit Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea...Lista e të ftuarve ishte kaq e gjatë, dhe Fiona, me një përkujdesje të veçantë u kishte thënë të gjithëve të mblidheshin në Tirana Eskpress. Pothuajse një magazine e boshatisur, ku për të kënaqur stafin e ambasadës, të huajt e shumtë që kishte ftuar dhe miqtë shqiptarë, kishte zgjedhur edhe një orkestër popullore shqiptare. E ç’të shohësh!!! Ishte ky një aktvitet që bëhej për përcjelljen e Fionës, por napoloni, dhe lekët e hedhura, e bënin më shqiptar aktivitetin. Dhe kështu ndodhi kur deputetja e PS Mimi Kodheli nxjerr 20 mijëlekëshin nga çanta dhe ia vë Fionës m’u në ballë. Vetë ambasadorja që patjetër duhet të ketë pare edhe dasma shqiptare, nuk u habit nga ky fakt, por thjesht shpërtheu në të qeshura. Po aq lezetshëm kaloi edhe vallja popullore që Ardit Gjebrea kërceu me Fionën. Në të shumtën e rasteve, Arditin e kemi parë duke prezantuar telebingon shqiptare. Por ja që Arditi ka një aspekt tjetër që nuk e njihnim: atij i pëlqen shumë të kërcejë vallen popullore. Po Mimi? Deputetja socialiste fillimisht e mori si me përtesë. Por kur miqtë e huaj iu lutën të dilte në valle, u pa qartë se nuk e la pistën derisa u lodh. Këto foto të shkrepura pa dijeninë e të ftuarve në këtë aktivitet, të tregojnë se Fiona, para se të ikte, dhe duhet ta ketë lënë Shqipërinë në 13 mars, e ka shijuar tërësisht Shqipërinë, madje më shumë në aspektin popullor të saj, sesa në aspektin politik. Sepse për këdo që nuk e mban mend një fakt, duhet tua kujtojmë, se ambasadorja Fiona, flet shumë mirë edhe shqipen.(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15