'S'e kam fare mendjen te Tirana - Partizani', Edlir Tetova: Fitorja e Vllaznisë na vendos në presion

'S'e kam fare mendjen te Tirana - Partizani', Edlir Tetova: Fitorja e Vllaznisë na vendos në presion

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias (djathtas)

Egnatia dhe Vllaznia luajnë nesër në 13:30 për javën e 15-të në Superligë. Dueli i Rrogozhinës çel raundin e radhës në elitën e futbollit shqiptar, teksa trajneri i vendasve foli për mediet. Edlir Tetova ka thënë se Vllaznia është kundërshtar për t'u vlerësuar dhe se nuk e ka mendjen sesa do dalë derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

"Është një ndeshje për t’u vlerësuar. Vllaznia ka marrë një tripikësh me shumë vlerë në Durrës ndaj Teutës, por kjo nuk na vë ne në presion. Egnatia duhet të ruajë ritmin e saj. Sigurisht nuk presim që ndeshja ndaj Laçit t’i ngjajë kësaj me Vllazninë.

Vllaznia është një skuadër me shumë histori dhe duhet të bëjmë kujdes ndaj saj. Nuk e kam mendjen aspak te derbi i kryeqytetit dhe rezultati që do të prodhoje ai. I gjithë fokusi është i përqëndruar te sfida jonë ndaj skuadrës shkodrane ku do të kërkojmë fitoren dhe pastaj të presim dhe të shohim se çfarë do të prodhojë derbi", tha Tetova.

Pas javës së 14-të, Egnatia me 30 pikë kryeson e vetme renditjen, ndjekur nga Partizani me 28 pikë. Vllaznia me 17 pikë renditet në vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump