Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për ngacmimet seksuale që i ka bërë një të mituri 13 vjeç.

I arrestuari në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Sipas burimeve, dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut ai e ka marrë në banesë të miturin ku e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Më pas ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes.

31-vjeçari është arrestuar të dielën dhe përballet me dy akuza “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. 31-vjeçari, në deklarime ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policisë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.