Së paku 16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut
Shpërthimi në fabrikën e baterive në Korenë e Jugut
Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën, shtatë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur të hënën si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thanë zyrtarët.
Ekipet e shpëtimit në fabrikën në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, i tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve nëpër zonë, tha zjarrfikësi lokal Kim Jin-young.
Kim tha më herët se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, përfshirë kinezë.
Ai theksoi se një dëshmitar u tha autoriteteve se zjarri nisi pasi shpërthyen bateri kur punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin ato.
Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur shkaktarin e saktë të zjarrit.
Kimi tha se ata që u gjetën të vdekur me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e zjarrit.
Në përgjithësi 102 njerëz po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri.
Presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol i urdhëroi më herët zyrtarët t’i mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar, tha Zyra e tij./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seul/ Presidenti nuk u arrestua, koreanët sërish në protestë (VIDEO)
4 Janar, 16:29
-
Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë
27 Dhjetor 2024, 09:35
-
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit
26 Dhjetor 2024, 09:13
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor 2024, 07:32
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor 2024, 08:18
-
Kore e Jugut/ Blinken: Përmbysja e Yun tregon qëndrueshmëri demokratike në vend
14 Dhjetor 2024, 19:11
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut për zbatimin e ligjit emergjent ushtarak
10 Dhjetor 2024, 19:07
-
Jasir Asani kërkon largimin nga Gwangju, mësohen tre klubet e interesuara! Çmimi për sulmuesin e Kombëtares
10 Dhjetor 2024, 16:14
-
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik dhe i jep fitoren Gwangjusë
27 Nëntor 2024, 12:40
-
Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë
19 Nëntor 2024, 15:31
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor 2024, 22:24
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut bashkërendojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut
15 Nëntor 2024, 10:26