Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar një foto me një poezi të Lasgush Poradecit të shkruar në stolat e parkut të qytetit të Pogradecit, investim ky i kryer nga bashkia në kuadër të Rilindjes Urbane.
Duke uruar qytetarët mirëmëngjes, Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në mediat sociale me poezinë ‘Ku shtrohet vala’, të poetit Poradeci i cili ka krijuar dhjetëra poezi frymëzuar nga dashuria dhe bukuria e qytetit.
‘Se s’dashuronja as unë as ti, Po dashuronte dashurija: Një dashuri një fshehtësi, M’e e fshehur sesa fshehtësija’- është gdhendur në stol.
Rilindja Urbane në Pogradec është një proces në vazhdim, ku siç bëri me dije kreu i qeverisë një ditë më parë po punohet intensivisht për përfundimin e kualifikimit urban dhe shtimin hapësirave të gjelbra në qendër të qytetit dhe shëtitoren buzë liqenit.