Së shpejti bazë për NATO-n, mbushen 67-vjet nga krijimi i Regjimentit të Parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në Kuçovë

Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar që në vitin 1995 do të emërtohej Baza Ajrore e Kuçovës, ndërsa së shpejti përmes investimeve që kanë nisur të kryhen ajo do të jetë një nga bazat e Aleancës së NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kujton këtë 67-vjetor, duke shprehur njëherësh mirënjohjen dhe vlerësimet për punën  e palodhur të pilotëve në ndihmë të komunitetit, përmes dëshmisë së pilotit më të vjetër në moshë të Bazës Ajrore, Faslli Spahiu.

Në videon e publikuar nga ministri Peleshi, piloti  rrëfen momentet e vështira, kur helikopteri ka qëndruar për rreth 26 minuta me një patinë, teksa po shpëtonin një alpiniste në malin e Tomorit. 
Edhe pse ka vite në këtë profesion Faslli Spahiu vazhdon ta dashurojë atë njësoj si në ditën e parë, duke e cilësuar çdo ditë si “një ëndërr”.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive