Së shpejti në lokale me vaksinë anti-COVID, kreu i Shoqatës së Bareve: Jemi kundër, do të na penalizojë si pandemia

Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi sot se do të kërkohet certifikatë vaksinimi për t’u futur në bare apo në strukturat e tjera të shërbimit.

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj thotë se ‘green pass’ do t’i penalizojë bizneset ngjashëm sikurse ka bërë pandemia këto dy vitet e fundit.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se kjo masë nuk do të zbatohet dhe se ato nuk mund t’u kërkojnë klientëve që t’u paraqesin certifikatë vaksinimi, pasi kjo u shkel edhe privatësinë.

‘Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat e çdo klienti. Kjo nuk është as ligjore, pasi nuk mund tu kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet. Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë. Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh.’- tha Jahaj.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 04/11/2021 17:46

    Bravo shume mire, asnje ligj I Qeverise nuk duhet kundershtuar, nqs Doni te kundershtoni ligjet e Qeverise ate bejeni diten e zgjedhjeve si gjith bota

    Përgjigju
  • Alessandro Zorgniotti: 04/11/2021 17:25

    Credo non sarà approvata. Nuk do jetë miratuar. Bar e ristoranti sono troppo importanti in Albania.

    Përgjigju
  • Vlore: 04/11/2021 15:24

    Ca mase kufizuese punen ti o plere.keni shtuar tavolina e karrige .jeni bere si shezllonat ne plazh skalom dot.mire cmimet qe i vendosni si ju do trapi e pa fature po e ktheni dhe ne disco premte shtune te diele.

    Përgjigju
    • Eno: 05/11/2021 19:57

      Edhe ca lidhje ka kjo me ate qe thu ti ajde ajde

  • Devis: 04/11/2021 14:50

    Mos u shqeteso mor djale. Nuk eshte pune vaksine apo sigurie shendeti. Por parash per ndonje afer ministres. Qe do te marre tenderin per te bere app e vaksines. Kaq budall je. Klientet e bareve do e hane, jo juve.

    Përgjigju
  • Eri: 04/11/2021 13:30

    E kujt i intereson se je kunder ti.Ne gjithe Boten keshtu fuksionon qe ne korrik.Ne ambjentet e jashtme ulet kush te doji ne te ambjentet e mbyllura ulen vetem te vaksinuarit dhe ata qe e kane kaluar deri ne 6 muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?