Së shpejti ngrihet Instituti i Kujtesës
PD kundër: Vetëm për punësime

Së shpejti ngrihet Instituti i Kujtesës<br />PD kundër: Vetëm për punësime
Ngritja e Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore, një nismë e Olta Xhaçkës dhe e mbështetur nga 30 deputetë të tjerë, ka nxjerrë dhe një herë ndasitë “komunistë e ballistë” në politikën shqiptare.

Pavarësisht se projektligji që krijon këtë institucon të ri, u miratua, PD kundërshtinë që shprehu dhe me votë e artikuloi qartë gjatë mbledhjes.

''I shpezojmë këto para shtesë për të krijuar disa vende pune shtesë në një arkivë të duplikuar, sepse shumicën do i marrim të kopjuara nga arkivi i shtetit. Për të ridëgjuar ato që kemi lexuar nga librat e historisë, tentohen sot të ripërsëriten. Unë besoj se nuk vlen dhe është tallje për të gjithë,'' është shprehur Bylykbashi. 

''Është fyrje për ata që kanë dhënë jetën për këtë punë, që mbushni letrat që kanë qene 7 vjeç në Luftën e Dytë Botërore dhe sot marrin statusin e veteranit'' , deklaroi Strazimiri.

Por çfarë do të bëjë konkretisht ky institutet i ri për të zbardhur të kaluarën e Luftës së Dytë Botërore.

''Të garantojë objektivitetin dhe paanësinë në studimin e vlerësimin dhe trajtimin të fakteve historike që dëshmojnë rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.Të dokumentojë dhe të studiojë luftën e Dytë Botërore nëpërmejt grumbullimin e të dhënave, dokumenteve dhe dëshmivë'', deklaroi Xhaçka. 

Anëtarë të institutit të kujtesës së Luftës së Dytë Botërore do dalin në terren, do të hulumtojnë kujtimet dhe arkivat e atyre që kanë qënë të përfshirë në luftë, median dhe literaturën e huaj për të zbardhur të pathënat e e kësaj lufte.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron