Seancë parlamentare për ditën e fëmijëve

Seancë parlamentare për ditën e fëmijëve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po mban një seancë të veçantë me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Gjatë kësaj seance, fëmijët u kanë shpërndarë deputetëve mesazhe të veçanta për këtë ditë.
Ndërkaq, eurodeputetja Ulrike Lunaçek, nëpërmjet një video mesazhi që ua ka drejtuar deputetëve të Kuvendit për këtë ditë, ka kërkuar nga institucionet që t`u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve. Sipas saj, Kuvendi duhet të vendosë bazën ligjore dhe të hapë mundësi për të gjithë.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve në Kosovë po shënohet me aktivitete të shumta. Kjo ditë ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për ta parandaluar abuzimin me të drejtat e fëmijëve.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Tryezën "Stop diskriminimit të fëmijëve nëpër shkolla", mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Tryeza do të ofrojë mundësinë e një diskutimi lidhur me sfidat dhe arritjet në fushën e shkollimit, gjithëpërfshirjes, sigurisë nëpër shkolla si dhe qasjes së lirë të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion