Seanca e Kuvendit, reagime të
ndryshme të deputetëve të PS-PD

Seanca e Kuvendit, reagime të<br />ndryshme të deputetëve të PS-PD
TIRANË - Kanë qenë të ndryshme reagimet e deputetëve, pas seancës së djeshme ku kryeministri Edi Rama, prezantoi programin qeverisës.

Deputeti socialist, Alfred Peza në profilin e tij në Facebook ka folur për largimin e opozitës nga salla e Kuvendit dhe faktin që Sali Berisha është ende kryetari "de facto", i Partisë Demokratike dhe grupit të saj në parlament.

Ndërkaq i kundërt ka qenë reagimi i deputetëve të djathtë. Deputetja Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj opozitës. Ajo ka deklaruar se, PS nuk ka program qeverisës. Më poshtë reagimet e disa prej tyre.

Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, ka komentuar gjatë sjellen e opozitës në Kuvend:
"Sapo dola nga seanca e sotme në Parlament, ku Kryeministri i ri Edi Rama, paraqiti programin e qeverisë. Ndoshta për shkak se isha shumë afër me Sali Berishën dhe Jozefina Topallin, më la një shije më të hidhur, braktisja që ata e më pas shumica e deputetëve të opozitës së re, i bënë sallës së Kuvendit. Më e hidhur akoma mu bë kjo shije, kur mësova se Berisha paska bërë thirrje në Facebook të gjithë demokratëve për tu ngritur në këmbë për sakrifica. Nga të gjitha këto veprime, u kuptua me vepra se:

- E para, as Lulzim Basha e as Edi Paloka nuk janë "de facto", kryetarë të PD-së dhe grupit të saj parlamentar. Sa të jetë Sali Berisha në atë sallë e në atë parti, me sa duket, askush nuk do të ketë të drejtë as të marrë vendime e as të mendojë. Kjo ma rriti shumë më tepër se deri tani, respektin për ish-Kryetarin e PS-së dhe ish-Kryeministrin Fatos Nano.

- E dyta, qetësia me të cilën Edi Rama e përcolli këtë moment, duke vijuar fjalën e tij pa ndërprerje, më bëri të kuptoj se ai tashmë e ka bërë të veten mësimin e vyer se, "nëse fiton betejën për zemrat e mendjet e njerëzve, nuk ke më nevojë të bësh përpara, duke treguar forcën e "grushtave".

- E treta, meqë mullinjtë e politikës nuk bluajnë me shpejtësinë që deshiron Sali Berisha, edhe në opozitë me sa duket, ai ka ndërmend të bëjë atë që bëri 8 vjet në qeverisje: Të inskenojë jo vetëm veten, por edhe realitetin virtual që dëshiron.

- E katërta, duken aktuale për ne, fjalët e Eleonor Rusvelt, gruaja e Presidentit të SHBA-së, Franklin Rusvelt kur thoshte se "ne duhet të përballemi me faktin se, ose do të vdesim të gjithë bashkë, ose do të mësojmë të jetojmë sëbashku. Dhe nëse do të vendosim të jetojmë sëbashku, na duhet të komunikojme". Ashtu siç bëmë pak përpara seancës së sotme (dje), kur të gjitha palët negociuan dhe ranë dakord që ta shtynin me 48 orë, seancën e pyetjeve, diskutimeve dhe debatit rreth programit të qeverisë së re.

- Dhe së fundi, si një frankofon, Berisha duhet ti dijë, por edhe ti zbatojë fjalët e arta të Volterit, kur thoshte: "Mik i dashur, unë nuk jam dakord me mendimet tuaja. Por, jam gati që të jap edhe jetën, që ju të mund ti shprehni lirisht ato".

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, shkruan në profilin e saj në Facebook:
"Sot në seancën e parë të vërtetë në Parlament me gjithë vullnetin e mirë për të qenë konstruktivë e bashkëpunues, me gjithë deshirën e mirë për të dëgjuar programin e qeverisë së re, seanca filloi me sharje, fyerje dhe ofendime!

Sot e ulur në rradhë të parë isha dëshmitare e të gjitha atyre që Kryeministri i Ri ka thënë që nuk do të bëjë kurrë dhe i bëri që në momentin e parë që iu dha e drejta e fjalës!

Sot vetëm program që nuk u dëgjua, sot shqiptarët e panë dhe njëherë që njesoj si në 2009, Partia Socialiste nuk ka program por një libër bosh! Sot besoj që shqiptarët kuptuan që forma mund të ndryshojë (për pak kohë) por përmbajtja jo!"

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi:
Edi Rama në daljen e tij të parë si projekt-kryeministër bëri atë që di të bëjë më mirë: dhunoi Parlamentin! E quaj projekt-kryeministër sepse ende nuk ka marrë votebesimin e përfaqsuesve të popullit. Do ta marrë nga shumica e tij e përunjur, por respekti për Kushtetutën dhe Parlamentin duhet t'i imponojë atij pak durim dhe përulje para Kushtetutës dhe tempullit të demokracisë. Aty nuk është ai zot i shtëpisë. Por arroganca e tij e zakonshme ia erreson syte edhe ne nje moment kaq solemn. Konstrukti i tij psiqik e shpjegon qarte gjithçka. Sot eshte i hipergazuar, po do ta shohim shpejt si nxin i nderkryer dhe kercenues.

Ne tre ditet e para te kesaj legjislature kemi pare vetem dhunim te Kushtetutes prej Edi Rames. Ne kundershtim me te, e shpalli veten "kryeminster te zgjedhur" nderkohe qe kjo gje nuk ekziston. Po te donte Meta, e kerkonte ai sot qeverine dhe Rames i mbetej gishti per ta futur ne goje. Vrapoi te merrte dekretin para se Parlamenti te bente betimin. Kjo eshte shkelje e paprecedent. Per pak sa nuk i doli fruthi nga nxitimi per tu bere kryeminister. Aq e vertete kjo, sa e nxori edhe ne Tëitter foton e dekretit.

Shkelja e dyte e paprecedent e Kushtetutes ishte dhunimi i hapur i çdo tradite parlamentare ne 22 vitet e fundit duke u perpjekur qe programin ta miratonte pa debat. Me te tijte qe i ka vene ne rresht mund ta beje, por me opoziten kete gje ia ndalon Kushtetuta. Ne fund u terhoq me turp! Por, atentatin Kushtetutes ia beri gjithsesi. Dhe kete revansh antikushtetues bolshevik e mbylli me sulmin e paprecedent ndaj opozites diten qe paraqiti programin e tij. Harroi programin, apo me kete sulm fshehu mungesen e programit ne sy te shqiptareve? Me siguri kjo e dyta.

Fundja ne 10 vitet e fundit, Edi Rama ka sfiduar, fyer, dhunuar e bllokuar Parlamentin me megafone, bilbila, zurna, grushte dhe bllokim ligjesh. Ai qe nuk di vecse nje gje: ate qe e ben te rende sot, neser do ta beje edhe me te rende, shpejt do te dale lakuriq me harbuterine e tij politike. Siç ndodh pas nje semundjeje infektive, shqiptaret do te kene mundesine te marrin nje vaksine te mire "ediramse" qe neser te jene te imunizuar nga ai virus qe Fatos Nano futi pa vetedije ne politiken shqiptare 15 vite me pare. Por per fat te keq, deri atehere do jene infektuar nje here para se autoimunizohen.

Me 11 shtator, ne 40 vjetorin e grushtit te shtetit te Pinoçetit qe masakroi opoziten kiliane, pucisti PinoçEd sot rrezikon demokracine shqiptare. Edhe ata qe e votuan do te ndergjegjesohen. Te gjithe bashke duhet t'i veme fre Edi Rames!
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm