Në fillim të këtij sesioni parlamentar u bë një debat i madh për atë që opozita e quante si tentativë të mazhorancës për t'i mbyllur gojën në Kuvend, kur kërkohet që komisionet parlamentare të bëheshin online për shkak të masave anti COVID.
Por nëse do të shikonim shifrat e seancës së fundit plenare, atë të ditës së enjte, vetëm që 'censurë' nuk ka për opozitën në Kuvend. Opozita ka folur gjithsej 5.21 orë përkundrejt 2.98 orë të mazhorancës, më shumë se 2 orë plus.
Një tjetër shifër interesante është fakti që janë 17 gratë deputete që kanë marrë fjalën dhe 27 burrat, që nëse do të matnim si përqindje kanë folur rreth 38% e grave dhe 28% e burrave.
Kujtojmë se seanca e kaluar u karakterizua nga debatet të ashpra mes Kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes, me akuza dhe kundërakuza.
Ishte kreu i qeverisë i cili ndërhyu ndërmjet interpelancës së kërkuar nga deputei i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, tha se bllokimi i kantiereve të ndërtimit është bërë për shkak të pandemisë.
Nga ana tjetër kryetari Lulzim Basha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe se tenderat ndahen dhe përcaktohen në zyrën e tij. Sipas tij BE ka ndërtuar një shkollë me 681 mijë euro, ndërsa me fondet e qeverisë shqiptare është ndërtuar një shkollë mesatarisht 760 mijë për shkollë, ndërsa Bashkia Tiranë në një tender 1 milion e 340 mijë për shkollë ndërsa në një tjetër 2 milion e 173 mijë euro për shkollë.
Shifrat e publikuara në faqen e Kuvendit të Shqipërisë
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor 2024, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor 2024, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor 2024, 07:28
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07