Mitro Çela: Seanca maratonë me Dritëro Agollin dhe ligjvënësin e PD që i ofroi gotën me verë

Mitro Çela: Seanca maratonë me Dritëro Agollin dhe ligjvënësin e PD që i ofroi gotën me verë

Kuvendi

BALLISTË DHE KOMUNISTË NË PARLAMENT

Dritëro Agolli nuk e piu verën-

13 tetor 2017.

Ishte ditëlindja e Dritëro Agollit.

U mblodhën në Muzeun Kombëtar miq, shokë, fansa. Këngë. Valle. Recitime. Kujtime.

Foli edhe Gramoz Ruçi:

– Viti 1992. Dritëroi ishte deputet.

Mes miqve që pinte verë, ishte edhe një deputet demokrat. Kur bëheshim thumb, nuk i dalloje socialistin nga demokrati. Nuk po më kujtohet emri i deputetit, por ishte zgjedhur në Librazhd.

Një natë, – vazhdoi tregimin Gramozi, – Parlamenti valonte. Deputetët nuk po e ndanin dot ditën kur u çlirua Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor. Deputeti demokrat i Librazhdit mori dy gota verë. Një për vete, tjetrën për poetin. Dritëroi hynte e dilte në sallë. Turfullonte.

“Ta mora gotën e verës. Pi!”

“Gota më duket e mbushur përgjysmë me ballistë. Nuk e pi,” – tha poeti.

“Edhe imja ishte e mbushur përgjysmë me komunistë. E piva!…” – tha deputeti demokrat i Librazhdit.

Më pëlqeu tregimi i Gramoz Ruçit. Nisa të  gërmoj. Kush ishte deputeti demokrat? Pa vuajtur shumë, falë internetit, e gjeta: Kurt Xhepa. Në ato vite isha edhe unë deputet. Rrinim bashkë. Pinim treshe: Kurti, Teodor Keko dhe unë. Ai verë, ne fërnet. Një herë e pyeta: “Kurt! Pse më dukesh si gjerman?” “Gjysmë gjerman jam. Babai im, Qazim Xhepa, shkollën e mesme dhe të lartën e bëri në Vjenë. Atje u dashurua dhe u martua me Hidegard Hochleitner. Mbaroi shkollën. Punoi një vit në Gjermani. Në vitin 1934 u kthyen në Shqipëri. Nisi punë në Centralin Elektrik në Durrës. Pastaj në Tiranë. Në vitin 1939 më gatuan mua. Pastaj bënë një vajzë, Brigitën. U bë muzikante. Në vitin 1943 u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese.” “Ta pimë me fund,” – tha Dori, që po e shijonte historinë. Kurti vazhdoi: “Erdhi në pushtet Enveri. Babai ishte me njollë. Në fillim e lanë të qetë. Kërkonin sebep. Dhe u doli në shteg bomba në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1951. E arrestuan. Një vit në hapsanë. i morën shtëpinë dhe katandinë. Pas një viti doli i pafajshëm, por e mori ferra uratën. Babanë e vuri poshtë mania e presekutimit”.

Epilogu

Kurt Xhepa u bë inxhinier. E emëruan në Pishkash, miniera e hekur-nikelit. Deputet i PD – së 1992-1996… Vdiq në vitin 2007…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë