TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë u “pushtua” dje nga gratë deputete. Pas mbledhjes së dy qeverive, të dy shteteve shqiptare në Prizren, gratë deputete nga të gjitha trevat shqiptare, zhvilluan dje një seancë plenare me rastin e 8 Marsit ku theksuan se të drejtat e grave shqiptare duhet të jenë më të mëdha. Pjesë e këtij aktivitet nuk ishin vetëm deputetet shqiptare, por edhe ministret e kabinetit qeveritar shqiptar, si edhe zëvendëskryeministrja e shtetit të Kosovës.
Në fjalinë hyrëse, kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, theksoi se emancipimi i grave shqiptare ka shënuar progres, por duhej ende punë për të bërë.Por pavarësisht se ishte një seancë nderi për femrat, ajo nuk kaloi edhe pa politizimin ku Mesila Doda theksoi se në 6 muaj të kësaj qeverie, 6 gra deputete kanë dhënë dorëheqjen, një akuzë kjo që është bërë edhe më parë për LSI-në.
Seanca e djeshme plenare u karakterizua nga një atmosferë festive në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku të gjitha folëset kishin një buzëqeshje gjatë momentit kur po mbanin fjalën. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se duhet të vihet theksi në luftën ndaj dhunës në familje, si dhe në rritjen e përfaqësimit të gruas në shoqëri. Kodheli u shpreh gjithashtu se qeveria Rama-Meta ka numrin më të madh të grave në ekzekutiv, si dhe deputeteve në parlament. “Kur flas për dhunë, shpeshherë ajo e padukshmja është më e keqe dhe më e vështirë për t’u luftuar. Kjo ndodh rëndom në nivelet e politikës.
Ka burra dhe gra që mendojnë ndryshe dhe veprojnë ndryshe. Këtë e ka treguar qeveria e sotme që ka numrin më të madh të grave në historinë e vendit. Më vjen keq që kjo nuk po përmendet. Unë kërkoj një duartrokitje për të gjitha zonjat që kanë qenë pjesë e kësaj salle dhe kanë bërë beteja në këtë parlament”, tha Kodheli. Krahas Ministres së Mbrojtjes, fjalën dje e mbajtën edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si edhe deputetet nga të gjitha trevat shqiptare. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri vlerësoi iniciativën e AGD për këtë bashkim. Sipas saj, ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit. “Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Fuqizimi i kombit dhe i grave duhet të jetë një proces që duhet të shkojë paralelisht”,- tha Tahiri.
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com