Seanca në Kushtetuese, minoritetet
pro koalicionit LDK-AAK-NISMA

Seanca në Kushtetuese, minoritetet<br />pro koalicionit LDK-AAK-NISMA
PRISHTINE - Liderët e koalicionit të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, LDK-AAK-Nisma kanë marrë edhe një herë mbështetjen e minoriteteve për seancën dëgjimore që pritet të mbahet nesër në orën 09:00 në Gjykatën Kushtetuese.
 
Gjatë një takimi të zhvilluar sot me minoritetet, këta të fundit janë zotuar të mbrojnë qëndrimin që kanë mbajtur në Parlament si dhe në komentet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.
 
Përveç kësaj, temë tjetër e takimit të sotëm ka qenë edhe seanca e mundshme parlamentare, pas shpalljes së vendimit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se këtë javë do të dalë vendimi i Kushtetueses për kryeparlamentarin, ndrësa javën tjetër pritet funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës. 
 
Më pas, Haradinaj ka pritur zv.ambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner, të cilin e ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen për krijimin e qeverisë së re në Kosovë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje