Seanca në Kuvendin e Kosovës
demarkacioni s'është në rend dite

Seanca në Kuvendin e Kosovës<br />demarkacioni s'është në rend dite
Me gjithë paralajmërimet se gjatë kësaj jave do të mbahet një seancë ku do të bëhej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, siç duket kjo vështirë të ndodhë.

Kjo pasi që, siç është paralajmëruar në një njoftim të Kuvendit, seanca e paralajmëruar për ditën e nesërme, do të mbahet, por në të do të shqyrtohen tri pika tjera të rendit të ditës.

Tri pikat që priten të shqyrtohen janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal; shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2015. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt