Foto: Artan Tafani dhe Laert Haxhiu
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut.
Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij.
"Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin", ka dëshmuar ai.
Më tej Tafani thotë se i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milon euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës.
"Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s'ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë "mustaqe kuqi". Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me "mustaqe kuqin".
Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Lartin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij bizesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s'ja kujtoj", thotë ai.
Lajmi kryesor:
Tritoli në biznesin e Noizyt në Durrës, i penduari Artan Tafani: E porositi Laert Haxhiu pasi rrahën Kleviol Ahmetin! Ishte njeri i frikshëm, jetonim në terror










