Seanca në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Anëtarë e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për mediat pas seancës së mbajtur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes të Olta Xhaçkës.

Bardhi është shprehur se  anëtarë e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën, e firmosur nga 44 deputetë të opozitës.

“Sic doli nga seanca e javës së shkuar, rezulton e provuar që vendimmarrja e kvuendit është antikushtet, injorim me dashje I vendimeve të GJK, ndryshe nga sa parashtroi përfaqësuesi I kuvendit, nuk ka patur pengesë formale ndaj mocionit të kërkuar, ka patur vetëm një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit, ndryshe nga sa parashtron Kuvendi që deputetët nuk kanë votuar raportin, kryetarja e Kuvendit thotë se “raportin e votuar…”, deputetët kanë votuar raportin e PS dhe voton qëndrimin se Kuvendi është sovran ndaj vendimeve të GJK. Madje në diskutimet e bëra në Këshillin e mandative, maxhoranca flet për një konflikt mes kuvendit dhe GJK, konflikt të hapur dhe imponim të GJK mbi vendimet që duhet të marrin deputetët dhe sipas tyre Kuvendi është sovran dhe nuk I bindet apo nënshtrohet vendimit të GJK. Secili prej deputetëve në fakt, pavarësisht se cfarë mendon për vendimet e GJK, duhet të jenë në respekt të Kushtetutës. Nuk ka patur shqyrtim në themel të mocionit, nga maxhoranca në Këshillin e mandateve. (lexon cfarë kanë thënë anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve.) është e vërtetë që është krijuar një konflikt kompetencash mes 1/10 dhe Kuvendit, por kjo cështje ka të bëjë me autoritetin e vendimeve të GJK. I vetmi organ që interpreton Kushtetutën, është GJK. Nuk mund të vihet në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të saj, maxhoranca jo vetëm që e ka lënë pa zbatuar, por e ka injoruar:,-njofton Bardhi.

Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, është ridërguar në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës, në 24 prill këtij viti. 

 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare