Me skenarët e tij të kaosit Rithemelimi ka pezulluar punën normale të parlamentit të Shqipërisë por nga ana tjetër duket se e ka kthyer pozicionin e deputetit, në “profesionin” më të paguar.
Instituti i Studimeve politike, në raportin e publikuar për vitin parlamentar 2023 nënvizon se të dhënat statistikore të aktivitetit parlamentar dëshmojnë se gjatë periudhës 30 tetor dhe 21 dhjetor, në të cilën seancat plenare u bënë të shkurtuara për shkak të incidenteve të shumta fizike në parlament, − një vendim është marrë në vetëm 2.4 minuta, dhe se 8 seancat janë zhvilluar në vetëm 97 minuta.
Statistikisht një seancë "plenare ka kosto të lartë buxhetore (10−12 mijë euro) dhe zhvillimi i tyre në 4 ose 8 minuta e bën funksionin e deputetit profesionin më të paguar për minutë në Shqipëri", citohet në studim.
Nga ana tjetër po ashtu rekord është miratimi i një ligji apo një vendimi pa diskutime, në mesatarisht 2.4 minuta. Në praktikat e mëparshme parlamentare seancat kishin një mesatare debati prej 2−4 orësh, si dhe ligjet merrnin diskutime të gjata, sidomos diskutimi për buxhetin.
Në dhjetë vitet e fundit diskutimi për buxhetin ka zgjatur minimalisht një ditë kalendarike, pra rreth 16−20 orë duke u ndarë kryesisht në dy seanca diskutimi, kurse në dhjetor 2023 diskutimi dhe votimi zgjati vetëm 8 minuta, një rekord që nuk mund të gjendet në asnjë parlament bashkëkohor, madje as në periudhën përpara 1990, kur parlamenti ishte formal dhe vendimet grumbulloheshin për dy seanca në vit.
Statistikisht Kuvendi shënoi numër të madh seancash plenare, por të dhënat cilësore të tyre e bëjnë sesionin një nga më kritikët në historinë e legjislaturave të fundit. Numri i akteve është gjithashtu i lartë, por analiza e detajuar e tyre është gjithashtu larg standardeve të mira parlamentare.
"Rreth një e treta e akteve ishin vendimmarrje në funksion të nevojave ditore politike dhe më shumë se 70% e tyre kaluan përmes procedurave jo demokratike vendimmarrëse. Në total 16 ligje u miratuan me shumicë të thjeshtë, 18 me shumicë absolute dhe 3 ligje me shumicë të cilësuar", thuhet më tej në studim.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00