Kurz dha dorëheqjen, ish-ministri i tij i Jashtëm merr zyrtarisht detyrën si kancelar i Austrisë

Kurz dha dorëheqjen, ish-ministri i tij i Jashtëm merr zyrtarisht detyrën si kancelar i Austrisë

Alexander Schallenberg

AUSTRI- Ish ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg bëri ditën e sotme betimin si kancelar i Austrisë. Alexander Schallenberg u emërua kancelar, pas dorëheqjes që dha Sebastian Kurz i cili u vu në hetim për korrupsion.

Udhëheqësi i ri, u betua para Presidentit Alexander van der Belen, në Pallatin Hofburg në Vjenë. Schallenberg është një aleat i ngushtë i Sebastian Kurz, i cili u tërhoq dy ditë më parë. Kancelari i ri i Austrisë që në daljen e parë publike ka thënë se do të punojë me ngushtë me Sebastian Kurz.

"Sigurisht që do të punoj shumë ngushtë me Sebastian Kurz," tha Schallenberg.

Sebastian Kurz i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ndërkohë nuk është larguar nga drejtimi i Partisë Popullore  Austriake. Opozita ka reguar për moslargimin e tij nga partia, duke thënë se Kurz do të veprojë si kancelar nën hijen e Schallenberg.

Disa ditë më parë hetuesit austriakë bastisën zyrat e ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij OVP, pasi akuzohen për korrupsion. Nën hetim është vendosur edhe kancelari Kurz. Dyshimet për korrupsion kanë filluar pasi dyshohet që nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja