SEECP, Meta takon homologë nga
rajoni dhe zv/Presidentin e PE-së

SEECP, Meta takon homologë nga<br />rajoni dhe zv/Presidentin e PE-së
TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Ioan Mircea Pașcu i cili mori pjesë në Sesionin e Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit Meta e falënderoi Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Pașcu për vëmendjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian i kushton konsolidimit të SEECP dhe shprehu vullnetin në emër të Kryesisë shqiptare për forcimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Ioan Mircea Pașcu e përgëzoi z. Meta për angazhimin maksimal të Kryesisë shqiptare në funksion të Nismës dhe vuri në dukje se Parlamenti Evropian do të evaluojë opsionet e përforcimit të lidhjeve mes Brukselit dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP.

Gjithashtu Meta zhvilloi edhe takime të homologë të Malit të Zi, Slovenisë dhe Maqedonisë me të cilët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapić

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim dypalësh Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapić, i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit z. Meta e falënderoi Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Krivokapić për pjesëmarrjen dhe për kontributin që Mali i Zi jep në gjirin e nismave të rëndësishme rajonale siç është edhe SEECP.

Meta u shpreh se Shqipëria i çmon marrëdhëniet e shkëlqyera me Malin e Zi, të cilat shërbejnë si një model bashkëpunimi për të gjithë rajonin. Në këtë drejtim, Meta rikonfirmoi mbështetjen shqiptare për integrimin euro-atlantik të Malit të Zi dhe theksoi se kjo perspektivë e përbashkët e forcon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapić vlerësoi përmbylljen e Kryesisë Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP dhe në këtë kuadër vuri në dukje se me avancimin e Malit të Zi drejt NATO-s dhe së bashku me Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian, krijohet një rrip sigurie i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit tonë.

Meta dhe Krivokapić ndanë bindjen se të dy parlamentet duhet të intensifikojnë shkëmbimet e tyre në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim dypalësh Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski i cili vizitoi Tiranën në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi mirëseardhjen z. Veljanoski në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe kontributin e Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të SEECP, funksionimi i të cilës i shërben forcimit të rajonit tonë.

Meta u shpreh se Shqipëria dëshiron dhe mbështet stabilitetin e Maqedonisë dhe në këtë drejtim mbështet avancimin e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit fqinj, në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe në shërbim të paqes e stabilitetit rajonal.

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski shprehu vlerësimin për punën e Kryesisë Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP dhe në këtë kuadër theksoi se intensifikimi i shkëmbimeve mes vendeve tona i shërben cilësisë së bashkëpunimit ekonomik dhe konsolidimit të korridoreve strategjike në rajon.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Brglez për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të SEECP dhe vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sllovenisë i shërbejnë forcimit të dimensionit evropian të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.

Meta vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për kontributin slloven në zhvillimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez vlerësoi përmbylljen me sukses të Kryesisë Shqiptare të SEECP dhe bëri një vlerësim të veçantë për rolin e rëndësishëm konstruktiv që Shqipëria luan në rajon. Duke vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe, Brglez shprehu dëshirën e Sllovenisë për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve mes dy vendeve.

Në përfundim Meta dhe Brglez diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe ato ndërkombëtare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë