Barcelona ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por e gjithë ndeshja mbeti nën hijen e vendimit të gjyqtarit holandez për një akordim të penalltisë pas duelit Nesta-Buskets. Futbollisti më me përvojë tek kuqezinjtë, Klarens Sedorf është shprehur tejet i zemëruar edhe një ditë pas sfidës.
“Kërkova nga gjyqtari të më sqaronte vendimin e tij, por ai mu përgjigj me karton të verdhë”, ka thënë Sedorf. “E pyeta sërish pas përfundimit të ndeshjes dhe ai më tha se lojtarët u tërhoqën ndërmjet tyre nga fanela, gjë e cila më zemëroi edhe më shumë. Shumë më lehtë do ta pranoja një humbje 7:1 se sa në këtë mënyrë".
"Edhe pse nuk jemi eliminuar direkt për shkak të asaj penalltie, mendoj se një vendim i tillë i gjyqtarit e ndryshoi aspektin psikologjik të tërë kësaj ndeshjeje”. Në fund, Sedorf ka thënë se tani skuadra e tij do të përqendrohet plotësisht në mbrojtjen e titullit të kampionit në Serie A, ku ka vetëm dy pikë më shumë se Juventusi. “Duhet të ecim më tej. Na pret lufta e vështirë për titull në Serie A”, ka përfunduar Sedorf.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com