ELBASAN - Kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazimi Sejdini, ka shpjeguar për televizion "A1 Report!", arsyen e dhënies së titullit "Qytetarë Nderi", Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Sipas Sejdinit, një ambasador si Arvizu e lartëson së tepërmi qytetin e Elbasanit me akordimin e titullit qytetar i parë i Elbasanit.

"Arvizu ka dhënë një kontribut të paçmuar për planin 10-vjeçar të Elbasanit, miratuar nga USAID", u shpreh kryebashkiaku. Ai shtoi se vetë Arvizu e ka vizituar qytetin e Elasanit mbi tetë herë, duke ndarë me qytetarët elbasanas, gëzimet dhe hidhërimet e tyre.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Bashkisë nuk la pa falenderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen morale të ofruar edhe pas djegies së teatrit "Skampa" në gusht të vitit 2011, duke e konsideruar ambasadorin Arvizu "një mik të vyer që ky qytet ka fituar me mirësinë e tij."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)