Sejdiu: Çeku e Surroi insistuan që
Pavarësia të shpallej më 28 Nënto

Sejdiu: Çeku e Surroi insistuan që<br />Pavarësia të shpallej më 28 Nënto
PRISHTINE- Fatmir Sejdiu, i cili  ka pasur postin e Presidentit të vendit tregon se kryeministri i atëhershëm Agim Çeku edhe anëtari i ekipit negociator Veton Surroi kishin insistuar që shpallja e pavarësisë të bëhej jo më 17 shkurt por më 28 Nëntor, që përkon me datën e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912)
 
Ndërkohë që data 17 shkurt 2008, dita kur do të shpallej pavarësia e Kosovës ishte vendosur dy javë para.

Në një intervistë për gazetën "Tribuna" Sejdiu tregon se ndërkombëtarët nuk kanë pasur problem shpalljen e pavarësisë më datën 28 nëntor por me këtë datë nuk do të mund të përfundonin përgatitjet ndërkohë që zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE-së, kishin kërkuar që të mos e shpallin këtë vendim pa  përfunduar zgjedhjet në Serbi që do të mbaheshin më 2 shkurt 2008.
 
“ Për 17 shkurtin ishte vendosur dy javë para shpalljes së pavarësisë, opsion ka qenë edhe 28 nëntori. Këtu pat insistuar kryeministri Agim Çeku, por edhe zotëri Surroi që ka qenë në ekip të unitetit. Por paralelisht kemi pasur edhe këshillën se është mirë që të përcjellim edhe disa procese që lidhen me rajonin. Na është sugjeruar dhe them kemi respektuar në frymën e mirëkuptimit me faktorin ndërkombëtar që të priten edhe zgjedhjet në Serbi të 2 shkurtit...

Në këtë rast e kishin fjalën për rezultatet e këtyre zgjedhjeve konkretisht për zgjedhjen e liderëve të moderuar atje siç ishte Tadiç për një mandat të dytë, e që unë nuk kam besuar as atëherë dhe e kam ditur se është një politikë e vazhdimit të themi të një mashtrimi të vazhdueshëm edhe ndaj faktorit ndërkombëtar. Unë kam besuar se ky njeri në një formë apo tjetër vetëm ka tërheq zvarrë procesin dhe ka blerë kohë për të mbajtur atë qëndrim që e ka pas. Ne e kemi kapërcyer edhe këtë fazë por pa e pohuar. Ne po ashtu kemi pasur edhe elemente tjera që është dashur të përgatiten për veten tonë dhe këtu kemi pasur durim." - thotë Sejdiu.
 
Fatmir Sejdiu që ka ushtruar postin e Presidentit të vendit nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka rrëfyer dhe se Presidenti Bush i kishte premtuar pavarësinë një vit para.

"Kemi pasur një seri të takimeve të hershme. Unë kam pasur takime më atëherë sekretaren e shtetit Condoliza Rise dhe natyrisht përmes saj kam pritur mesazhet e presidentit Bush. Aty ka qenë edhe ekipi i unitetit. Na është thënë shumë qartë se SHBA-të janë thellë të përkushtuara që ky proces të përfundoië mirë, se kemi zgjedhur diplomatët më të mirë që ka Amerika për të kryer punën. Na thanë se keni besimi te ne. Ne natyrisht asnjëherë nuk kemi pasur hezitim në çështjen e besimit në Shtetet e Bashkuara. Na është thënë qartë edhe porosia e presidentit Bush se “është dashur të përfundojmë këtë punë sepse u kam premtuar kosovarëve se kjo punë do të kryhet”, kjo na është thënë edhe në takimin me Sekretaren Rise në fillim të vitit 2007, do të thotë gati një vit para shpalljes së pavarësisë.”


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë