Në ceremoninë e nisjes së Javës Globale të Parasë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e parasë dhe përfshirjes sa më të gjerë të tyre në sistemin ekonomik e financiar të vendit.
Ai tha se tha se promovimi i kursimit dhe edukimit financiar i shërben jo vetëm stabilitetit financiar të vendit, por, është një mjet që zbut pabarazinë ekonomike në shoqëri.
“Edukimi financiar i publikut sikurse e përmenda është një proces i cili ushtrohet gjatë gjithë vitit. Kjo javë globale është një javë e dedikuar që organizohet jo vetëm në Shqipëri por në 140 vende të botës. Ne jemi pjesë e këtij procesi me synimin e shmangies së pabarazive ekonomike për të rritur mirëqenien dhe për t’iu dedikuar sa më mirë publikut”, tha Sejko.
Java Globale e Parasë është një ngjarje botërore, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të marrë vendime financiare sa më të matura dhe të arsyeshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO