Sejko: Inflacioni 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998! Ibrahimaj: Politikat e marra kanë dhënë efekt, ekonomia u rrit me 4.2% në 6-mujorin e vitit 2022

Inflacioni në tremujorin e këtij viti ka arritur nivelin më të lartë historik të shënuar në vendin tonë qysh prej viti 1998. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se niveli i inflacionit për tremujorin e tretë të këtij viti ka arritur 8%, ndonëse sipas tij është norma më e ulët krahasuar me vendet e rajonit, por edhe ato të Europës.

Sejko theksoi se edhe produkte e shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë që është 3%. Kjo rritje e inflacioni, Sejko ripërsëriti se vjen si pasojë e luftës në Ukrainë, çka ka ndikuar në ekonominë e të gjitha vendeve, përfshirë edhe atë të vendit tonë.

“Inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë – nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend”, tha Sejko.

Guvernatori theksoi se ekonomia shqiptare rrezikon të përjetojë një periudhë të gjatë me inflacionit të lartë, por deri më tani politikat e ndërmarra kanë thënë efektet pozitive. Të njëjtën gjë theksoi edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se inflacioni është sfida më e madhe e ekonomisë së vendit, ndonëse politikat që janë marrë deri më tani kanë qenë thelbësore për përballimin e krizës. Ministrja theksoi se ekonomia shqiptare është rritur me 4.2% në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Inflacioni në nivele rekord, Ibrahimaj: Politikat e marra kanë dhënë efekt, ekonomia u rrit me 4.2% në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë. Ministrja u ndal në rritjen e inflacionit, e cila tha se mbetet sfida kryesore e ekonomisë së vendit. Pavarësisht inflacionit në nivele rekorde, ministrja tha se politikat e marra nga qeveria kanë dhënë efekte pozitive. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022, Ibrahimaj tha se ekonomia është rritur me 4.2%.

“Ne në fakt gjatë tre viteve kemi pësuar goditje për ekonominë, nga 2019 me tërmetin që shkundi financat publike të ekonomisë, Shqipëria vinte nga një periudhë stabiliteti, ku të gjithë parametrat makro ekonomikë ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e rritura, borxh më të madh. Por fill menjëherë pas tërmetit u përballëm me një goditje, pandeminë që preku të gjithë ekonominë botërore. Mes dy goditjeve të para dhe të tretës, stabilitetit makro ekonomi i vendit është ruajtur mjaft mirë. Me ngadalësim rezultoi 3.5% që ishte ndejshëm më pak se parashikimet fillestare të ministrisë, Bankës së Shqipërisë dhe që priste me 5.8%. rimëkëmbja ishte dukshëm më e fortë, FMN parashikonte në 2021 , për rritje 5.7% ndërkohë që u materializua me 8.5%. Situata e financave ka filluar të përmirësohet që prej viti 2021.

Në total borxhi të ishte 85% për 2020 dhe parashikimet ishin të ishte e tillë edhe për 2021, ndërkohë që viri 2021 u mbyll me një rezultat 73.2% për GDP dhe borxhin, por edhe të tjerë tregues si defiçiti, ne në fakt duhet të pranojmë që në parashikime kemi devijuar. Në 2021 ekonomia filloi të rikuperohej, filloi një krizë, krizë energjetike dhe rritja e përshpejtuar e çmimeve të krizës. Në fillim të 2022 kriza energjetike u përshpejtua por pati edhe një tjetër element, agresion rus që pati ndikim në nivelin e çmimeve të të gjithë vendit. Inflacioni që po përjetojmë ka që në 1998 që nuk është kaq i lartë. Normat e interesit janë të larta, pasiguria e lartë, kemi hyrë në zonë rreziku të re, ku vendet po përjetojnë kriza. Pasi kaluam me sukses dy kriza që nga 2019, përballemi me të tjera sfida, që mbase janë më të forta. Deri më tani ekonomia shqiptare gjatë 202 e ka përballuar më së miri këtë goditje. Ekonomia gjatë 6 mujorit të parë u rrit me 4.2%. Edhe në 6 mujorin e parë ndonëse çmimet u rritën në mënyrë të përshpejtuar ne ndërmorëm politika që nuk dhanë goditje të menjëhershme në ecurinë  ekonomisë. Inflacioni dhe rritja  e çmimeve, mbetet sfida jonë më e madhe”, tha Ibrahimaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja