Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor nesër në Kosovë

/ATSH-B.Jashari/- "Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë, përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse", është tema e seminarit dyditor të sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët takohen nesër në Prishtinë.
Sipas burimeve zyrtare të Kuvendit të Kosovës, në këtë seminar do të jenë të pranishëm edhe Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Seminari mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fùr Internationale Zusammenarbeit) në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?