Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Moskë shikohet si një përpjekje për të ndërtuar një “urë” mes Washingtonit dhe Rusisë mbi konfliktin civil në Siri.
Kerry pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov ku priten rezultate, që Moska të ndryshojë qëndrimin në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Me gjithë dhunën e vazhdueshme në Siri Kremlini, një aleate e Sirisë dhe Iranit nuk pranon sanksionet e OKB-së ndaj Damaskut zyrtar.
Gjithashtu në axhendën e tyre do të jenë programi bërthamor i Iranit dhe Koresë së Veriut, birësimi i fëmijëve nga amerikanët si dhe Ligji Magnitsky, me të cilin SHBA-ja sanksionon zyrtarët rusë, të cilët dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut.
Po ashtu është dhe zbulimi i dy emigrantëve çeçenë të dyshuar për sulmet me bombë në Boston ka hapur një rrugë të re për bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit.
Pas vizitës së tij, Kerry do të niset për në Romë ku do të takohet me zyrtarë të Italisë, Izraelit, Jordanisë për të diskutuar cështjet e Lindjes së Mesme përfshirë procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com