SHBA - Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta ndodhet në Evropë ku do të takohet me zyrtarët më të lartë europianë për të diskutuar mbi konfliktet në Siri, Mali dhe Afganstan.

Aktualisht ish drejtori i CIA-s Panetta ndodhet në Itali, ku është takuar me presidentin italian Giorgio Napoletano dhe me shumë zyrtarë të lartë italianë përfshirë kryeministrin italian Mario Monti.

Gjithashtu ai është takuar me minstrin e Mbrojtjes Giampaolo Di Paola mbi cështjen e “Muos” – sistemin mega satelitor që forcat detare amerikane dëshirojnë të instalojnë në Sicili.

Pas takimit Leon Panetta tha se është një aset strategjik për Aleancën e Atlantikut, dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më pas ka ai falenderuar Italinë për mbështetjen e saj për F -35 , një program ushtarak mbi bombardimet taktike dhe misione të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë ditët e fundit guvernatori sicilian ka urdhëruar ndalimin e punës për instalimin e sistemit mega satelitor në Niscemi në provincën e Caltanissetta, pas disa protestave të banorëve vendas.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta është takuar edhe me Papa Benediktin e XVI gjatë takimit të përjavshëm me besimtarët në Vatikan, të cilit Ati i Shejntë i dhuroi një rozar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)