Ukraina mund të mbizotërojë mbi Rusinë në konfliktin që shpërtheu më 24 shkurt. Këtë e theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë samitit ndërkombëtar në bazën Ramstein në Gjermani, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes të dhjetëra vendeve.

 "Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe po ashtu të gjithë këtu," tha Austin, duke denoncuar pushtimin rus si "të pambrojtur".

 “Rezistenca juaj ka frymëzuar botën e lirë”, shtoi sekretari i mbrojtjes, duke iu drejtuar ukrainasve.


Lajmi kryesor:

Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë