Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, prit këtë të dielë (16 shkurt 2025) në Jerusalem, nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Pas një takimi me dyer të mbyllura, ata mbajtën një konferencë për shtyp, ku Netanyahu deklaroi se Izraeli dhe SHBA kanë një strategji të përbashkët për situatën në Gaza dhe kërcënimin nga Irani.
Netanyahu vlerësoi Presidentin amerikan Donald Trump si "mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë". Ai theksoi se të dy vendet janë të vendosura për të mos lejuar Iranin të zhvillojë armë bërthamore dhe për të frenuar agresionin e Teheranit në rajon.
“Me mbështetjen e Trump-it, ne mund dhe do ta përfundojmë këtë punë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Rubio theksoi se Hamasi "duhet eliminuar", duke nënvizuar se ky grup nuk mund të vazhdojë të funksionojë si forcë ushtarake apo qeverisëse në Gaza.
Lidhur me situatën në Liban, Netanyahu u shpreh se Izraeli do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur armëpushimin në këtë vend.
Ai tha se Hezbollah duhet të çarmatoset dhe se do të preferonte që këtë detyrë ta përmbushte ushtria libaneze, por nëse kjo nuk ndodh, Izraeli është i gatshëm të ndërhyjë për të mbrojtur sigurinë e tij.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.3%
-
Jo
42%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjithçka e arreduar me ar, (madje dhe telekomanda), e kudo piktura! Ja si po e transformon Trump Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë
17 Mars, 17:21
-
BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja
17 Mars, 16:26
-
Izraeli dhe Hamasi do të rinisin negociatat mes tyre për fazën e dytë të armëpushimit
17 Mars, 15:28
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Pse presidenti Donald Trump e mbylli 'Zërin e Amerikës'?
17 Mars, 11:30
-
Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
17 Mars, 10:56
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Thoma Gëllçi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, fundi i një epoke të lirisë së fjalës
17 Mars, 09:14
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
SHBA/ Trump pushon gjysmën e punonjësve të Departamentit të Arsimit! Pse i shpalli luftë shkollave
16 Mars, 14:20