Ai ndodhet në Irak pikërisht në ditët kur ka nisur edhe ofensiva për çlirimin e plot të Mosulit të pushtuar nga Shteti islamik, ku më shumë 750 mijë civilë janë të bllokuar.
Në fjalën e tij shefi i Pentagonit nënvizoi se SHBA nuk kanë qëllim të marrin rezervat e naftës në Irak.
Shpesh herë në fakt Trump ka kritikuar Obamën që nuk ka insistuar në marrjen e naftës pak kohë pas tërheqjes së trupave në vitin 2011.
Ndërsa për Trump SHBA duhej të merrte naftën në këmbim të shpenzimeve ushtarake dhe për të reduktuar burimet për Shtetin Islamik .
Madje gjatë fushatës manjati bëri një deklaratë rrënqethëse duke thënë: “Mund të kemi një shans të dytë”.
Por kohët mesa duket kanë ndryshuar po ashtu edhe rrethanat. Për të zbutur dyshimet dhe mosbesimin Mattis shkoi personalisht në Irak.
“Ne në Amerikë përgjithësisht paguajmë për gazin dhe naftën, jam i sigurt se do të vijojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Nuk jemi në Irak për të marrë naftën e tij” u shpreh Mattis.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com