IRAK - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i cili ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, tha se çështja lidhur me avionët iranianë, që kanë përdorur hapësirën ajrore mbi Irak për të transportuar armë në Siri është shumë shqetësuese.
Zoti Kerry i tha kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki, se mbështetja me armë për forcat e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad është shumë problematike për sigurinë në rajon.
Gjithashtu, diplomati i lartë ka kritikuar Irakun për pozicionin, që ka mbajtur për fluturimet iraniane, ku Irani pretendon se avionët janë përdorur vetëm për qëllime humanitare.
Zyrtarët e Irakut i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe kanë lejuar transport të armatimit nga Irani në Siri në hapësirën ajrore irakiane duke thënë se kanë kontrolluar herë pas herë disa fluturime iraniane, ku nuk kanë gjetur asnjë armatim.
Vizita e diplomatit të lartë amerikan Kerry është e para, e një sekretari të Departamentit të Shtetit, që prej vitit 2009.
Një dekadë pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së, që rrëzoi nga pushteti presidentin Saddam Hussein situata politike në Irak mbetet e brishtë, ku Kerry pritet të diskutojë edhe mbi reformat demokratike në vend.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com