1703074721_davidcameron.png

David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron shprehet i shqetësuar se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza.

Zyrtari i lartë britanik tha se këshillat ligjore deri më tani sugjeronin që Izraeli kishte “përkushtimin, aftësinë dhe pajtueshmërinë me ligjin”, por në “shumë raste” kjo ishte në pikëpyetje.

I presionuar nga deputetët në parlamentin e Britanisë nëse ai kishte marrë këshilla duke thënë se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, Cameron nuk pranoi të përgjigjej.

“A jam i shqetësuar që Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar apo çfarëdo tjetër? Po, sigurisht që jam i shqetësuar për këtë”, tha Cameron.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken për mediat në Izrael: Vendet e Lindjes së Mesme duan lindjen e një shteti palestinez! Izraeli do të lejojë OKB-në të vizitojë veriun e Gazës