Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth në përgjigjet që po jep përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, është shprehur se SHBA e ka fituar luftën përballë Iranit duke e quajtur një “sukses jashtëzakonisht ushtarak”.
I pyetur nëse SHBA-të e kishin marrë në konsideratë përpara fillimit të konfliktit që Irani mund të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, Hegseth tha se Departamenti i Mbrojtjes "i shqyrtoi të gjitha aspektet e këtij rreziku".
Lajmi kryesor:
Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë








