TIRANË - Tashmë brenda Partisë Demokratike është hapur gara për Sekretarin e Përgjithshëm të saj. Tre janë emrat të cilët garojnë për këtë vend të rëndësishëm në strukturat e Partisë Demokratike, ata janë Arben Ristani, Eduard Selami dhe Enkelejd Alibeaj. Secili nga këta emra mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PD- së.