Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës padi për shefin e komisariatit: Mbushi vendin me kanabis! Reagon Saliu: Gënjeshtër, kontrollet nga Tirana e përgenjështrojnë

SHKODËR- Mark Zhuri, ish administratori i njësisë Temal dhe aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës në një prononcim për media ka bërë publik një denoncim të rreth dy muajve më parë ndaj shefit të komisariatit të policisë së Vaut të Dejës Bardhyl Saliu. Zhuri e akuzon shefin e komisariatit për futjen dhe lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonën e Vaut të Dejës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës si dhe për kërcënim me jetë nga ky i fundit. Lidhur me këtë prenoncim, ka reaguar edhe Saliu i cili u shpreh se kjo akuzë nuk qëndron dhe se ka pasur disa kontrolle nga Tirana të cilat e kanë përgënjeshtruar pretendimin e zyrtarit të Bashkisë. 

Në një kërkesë drejtuar, kryeministrit Rama, ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe ish kreut të policisë së Shtetit, Gledis Nano, më datë 2 gusht të këtij viti Zhuri, i cili aso kohe mbante postin si ish administrator i njësisë Temal, thotë se ende nuk ka një përgjigje dhe se nuk është kryer asnjë hetim. 

Në prononcimin për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, akuzoi Bardhyl Saliun se ka mbushur zonën me kanabis dhe se me paratë e paligjshme ka siguruar të ardhurat e tij. Ndër të tjera ai shton se për këtë çështje ka patur një komunikim me drejtorin e Përgjithshëm të AMP-së, Ardi Veliu i cili sipas tij ka patur një inspektim në Vaun e Dejës dhe më pas ka ndërprerë komunikimin me të. Nga personat që nuk i ofrojnë shuma si 2 apo 3 milionë euro, Saliu, sipas Zhurit i djeg, madje këtë vit janë djegur 200 hektarë pyje. Ai shton se për këtë denoncim ka prova e fakte tëe cilat i ka paraqitur para drejtorisë së policisë, por ende nuk ka përgjigje dhe as hetim. 

‘Komplet territori është i mbushur me kanabis me lejen e tij. Ata që kanë paguar nga 2-3 mijë euro nuk ua ka hequr. Të tjerëve ua ka djegur, janë djegur 200 hektarë pyje. Unë kam shkruar dhe asnjë përgjigje s’kam marrë. Unë akuzat i kam me prova dhe fakte, i kam paraqitur te drejtoria e Policisë... nuk kam ende asnjë përgjigje.

Unë nuk kam besim te to, unë kam komunikuar me Ardi Veliun dhe më ka nisur një informacion dhe ka nisur një inspektim dhe pastaj nuk kemi pasur më asnjë kontakt.

Unë kërkoj që ky të shporret një minutë e më parë nga komisariati. Ky është i vetmi person që nuk bashkëpunon as me adiminstrator, as me kryeplak.

Për mua këtë vit me atë kanabis, Bardhyli i ka siguruar të ardhurat e tij.’- tha ndër të tjera Zhukri.

Postimi në rrjetin social nga Mark Zhuri

 

Denoncimi i Mark Zhurit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzoi shefin e komisariatit se lejonte kultivimin e drogës, Policia: S’kemi konstatuar parcela kanabisi

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri ku akuzonte shefin e komisariatit për futjen dhe lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonën e Vaut të Dejës. Policia thotë se pas denoncimit të bërë nga Zhuri rreth dy muaj më parë, janë ngritur grupe hetimore mes Policisë dhe AMP-së dhe ka nga verifikimet në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. 

“Në lidhje me një prononcim të dhënë në media nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau i Dejës, z. Mark Zhuri, i cili ka akuzuar shefin e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës se ka lejuar kultivimin e kanabisit në këmbim të përfitimit monetar, sqarojmë opinonin publik se:

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë njohur me pretendimet e z. Mark Zhuri, para disa muajsh.  Për verifikimin e këtyre pretendimeve janë ngritur grupe pune të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 

Në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike,  grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga z. Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. 

Theksojmë se z. Mark Zhuri i ka vijuar akuzat e tij edhe në rrjetet sociale, me postime dhe komente për të shkarkuar nga detyra shefin e Komisaritatit të Policisë Vau i Dejës, me pretendimin se është i korruptuar dhe i lidhur me veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit.

Në lidhje me këto akuza, shefi i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, Komisar Bardhyl Saliu, më datë 9 shtator 2022, ka bërë kallëzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Shkodër, e cila ka regjistruar një procedim penal.   

Policia e Shtetit është e gatshme për të mirëpritur z. Zhuri dhe cilindo që disponon informacione në lidhje me implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari kriminale apo për abuzim të tyre me detyrën, duke iu garantuar verifikim të menjëhershëm të informacionit, reagim ligjor dhe të paanshëm për çdo rast kur informacionet rezultojnë të vërteta”, njofton policia.

Ora 12:01
U akuzua se mbushi Vaun e Dejës me kanabis, reagon Bardhyl Suli: Nuk qëndrojnë! Kanë ardhur kontrolle nga Tirana disa herë

 

Shefi i Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu i cilësoi se jo të qëndrueshme akuzat ndaj tij drejtuar nga Mark Zhuri për lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonë dhe kërcënimin me jetë të këtij të fundit.

Saliu u shpreh se për këto pretendime, kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana dhe se punën e tij e bën me integritet duke dhënë vetë kontributin e ti profesional.

‘Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëizm në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka patur grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional.’- tha Saliu.

1665741369_bardhylsaliu.jpg

 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 15/10/2022 12:19

    Nuk e kuptoj perse zoti Zhuri dashka emrin parcelave,ne nje qe paska drejtuar 4mandate ne Temal dhe e din mire si funksionon shteti. Me GUARDIA DI FINANZIA flitet me koordinata.

    Përgjigju
  • Ardjani: 14/10/2022 21:02

    Bardhyl saliu eshte shembull i respektit dhe perkushtimit per nje funksionar shteti edhe pas kontrolleve ai doli i paster respekte per shef bardhin

    Përgjigju
  • Altini shkoder: 14/10/2022 11:04

    Jane te gjitha flluska sapuni sepse eshte shefi me i ndershem qe ka jo vetem shkodra por e gjithe shqiperia …kushedi ku i fle lepuri atij sekretarit…respekte per shef bardhylin

    Përgjigju
    • Hako: 14/10/2022 12:43

      Shefi ka te drejte, ne Shkoder dhe rrethinat nuk eshte mbjellur asnj fidan Hashash, jane vetem keqinformime, Madje ato bimet e cakerleshura qe jane mbjellur kudo, si pasoje e "krizes Ukrainase" nuk jane bime hashashi, por miser i modifikuar.Sugjeroj qe te behet gjeneral brigade.

    • Gjergj: 14/10/2022 12:25

      @Altini shkoder. Mirè mo Altini shkoder, qè na paske bèrè testin e tè gjithè shefave tè komisariateve nè Shqipèri dhe ky qè akuzohet me fakte (e ke baba mo?),me shkresè biles nè adresè tè kryeministrit dhe ministrit tè brendshèm, tè paska dalè "MÈ I MIRI",,,,pse nuk i kthehet pèrgjigje nè rrugè zyrtare. Dègjo @Altin (qè shkruan Shkodrèn "shkoder"). Kjo, kètu èshtè sjellje mafioze e qeverisè dhe e kryeministrit, ndèrsa zotrote, njè "ekspert" i padipllomuar pèr hedhje balte, kur tè rrezikohet malli i vjedhur.!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë