Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se po punonte për të bindur presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të lehtësonte aksesin në sistemet e armëve amerikane për partnerët europianë.
Rutte theksoi se aleatët evropianë tanimë po investojnë qindra miliarda dollarë në industrinë e mbrojtjes amerikane.
Megjithatë, ai beson se shumë më tepër mund të arrihej nëse sektori i mbrojtjes amerikane do të çrregullohej, duke eliminuar nevojën për miratim nga Kongresi, Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.
Rutte nuk la pa përmendur edhe kërkesën e Europës për sistemet e mbrojtjes raketore ”Patriot”.
“Ato kushtojnë 2 miliardë dollarë secila. Pra, kjo është një shumë e madhe parash për Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë e SHBA’’, tha Rutte duke nënvizuar se duhet një kohë më e gjatë për të sjellë në Europë.
Shtytja e Rutte për ndryshim vjen mes pritshmërive që Trump kur të vijë në pushtet do të ushtrojë më shumë presion mbi aleatët europianë me shpenzime relativisht të ulëta të mbrojtjes.
Trump ka kritikuar prej kohësh anëtarët e NATO-s për investimin e tepërt në mbrojtje, ndërsa mbështetet shumë në mbrojtjen e SHBA-së.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump madje kërcënoi se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO për këtë çështje.
Trump u bëri thirrje aleatëve të NATO-s, të martën e 7 janarit që të angazhojnë 5 për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes.
Një treg i liberalizuar i mbrojtjes së SHBA-së do ta bënte më të lehtë për vendet evropiane që të investonin më shumë në mbrojtje, ndërkohë që do t’i lejonte Trumpit të pretendonte se ka pasur sukses në forcimin e industrisë së mbrojtjes së SHBA.
Lehtësimi i kufizimeve mund të zvogëlojë gjithashtu tensionet politike mbi prokurimin e armëve nga vendet joanëtare të NATO-s.
Për shembull, blerja nga ana e Turqisë e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia ngjalli polemika prej vitesh. Ankaraja e mbrojti pjesërisht masën duke vënë në dukje dështimin e saj të gjatë për të siguruar sistemin ”Patriot” të prodhuar nga SHBA.
Rutte ka përsëritur vazhdimisht nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët europianë.
”Në përgjithësi aleatët evropianë tani po investojnë më shumë se 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje. Në katër ose pesë vjet do të ketë një problem në frenimin e Rusisë nëse shpenzimet nuk rriten”, nënvizon Rutte.