Shqipëria dhe Lituania kanë shkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit, ku sekretari i përgjithshëm i OBT-së, Rifai e ka konsideruar Shqipërinë si një yll në ngritje në këtë sektor.
“Shqipëria është një yll në ngritje në fushën e turizmit" tha ai.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Ekonomisë e Republikës së Lituanisë, duke njohur rëndësinë e zhvillimit të turizmit në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve, nënshkruan në Lituani, Marrëveshjen “Për bashkëpunim në fushën e turizmit”.
Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici dhe për palën lituaneze nga Ministri i Ekonomisë, Evaldas Gustas.
Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet që Ministritë të zhvillojnë dhe përforcojnë marrëdhëniet në fushën e turizmit, të zhvillojnë shkëmbimet ekonomike dypalëshe, të nxisin bashkëpunimin midis shoqatave të tyre të biznesit, të turizmit, institucioneve dhe organizatave të tjera të angazhuara në zhvillimin e turizmit. Ministritë do të shkëmbejnë përvojën dhe informacionin statistikor në fushën e turizmit, me synim rritjen e fluksit të turizmit në vendet e tyre përkatëse dhe do i kushtojnë vëmendje të veçantë nxitjes së pjesëmarrjes në aktivitete që synojnë promovimin e turizmit. Marrëveshja hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe është në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh, e cila rinovohet automatikisht.
Lituania është një model i suksesit në integrimin e shpejtë në strukturat euro-atlantike. Vlerësohet bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme e Lituanisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe qëndrimi konstruktiv i saj në rajonin tonë, në mbështetjen ndaj aspiratave euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht, ndaj Kosovës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com