Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres: Jemi ende në ‘luftë’ me COVID-19! Vendet të solidarizohen që t’i japim fund pandemisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres: Jemi ende në ‘luftë’ me COVID-19! Vendet të solidarizohen që t’i japim fund pandemisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres u shpreh se jemi ende në “luftë” me COVID-19 dhe i ka bërë thirrje vendeve të solidarizohen për ti dhënë fund pandemisë.

Ai u shpreh se më të “dobëtit”, duke nënkuptuar vendet e varfëra, janë ata që po vuajnë më shumë dhe shprehu frikën se jemi ende shumë larg fundit të pandemisë.

Ai i ka bërë thirrje vendeve të pasura, të solidarizohen duke shtuar se duhet vepruar në kohë.

“Fatkeqësisht nëse nuk veprojmë tani, ne do të përballemi me një situatë, ku vendet e pastra do të kenë vaksinuar popullsinë e tyre dhe do të hapin ekonominë, ndërsa vendet e varfëra do te vuajnë nga infektimet me koronavirus, tha sekretari i përgjithshëm i OKB.

Një javë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, i ka bërë thirrje vendet të G20, për të ngritur një task forcë që bashkon të gjitha vendet me kapacitete të prodhimit të vaksinave dhe mjeteve të tjera të nevojshme për të luftuar COVID-19.

Sipas tij, është ideali të arrihen dyfishimi i kapacitetet të prodhimit të vaksinave.

Përveç luftimit të COVID-19, Guterres theksoi edhe rëndësinë e përgatitjes së vendeve për një pandemi tjetër, duke mbështetur një varg rekomandimesh të paraqitura përpara asamblesë për reformën dhe forcimin e OBSH-së dhe të sistemit shëndetësor global.

Një thirrje e fort për solidaritet ka ardhur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila vazhdimisht i ka kërkuar vendeve më të pasura të ndihmojnë me mjete anti-COVID vendet të cilat nuk kanë mundësi ekonomike.

Kohët e fundit një frymë solidariteti ka filluar të ndihet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të qershorit do të shpërndajnë 20 milionë doza të vaksinave anti-COVID. Ndërkohë më herët kanë premtuar edhe 60 milionë doza AstraZeneca.

Pas SHBA, edhe Franca është zotuar për shpërndarjen e 500 mijë dozave të vaksinës anri-COVID. Edhe Zvicra ka premtuar se do të ndihmojë vendet pa mundësi ekonomike.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë