Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Luftës absurde duhet t’i jepet fund

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Luftës absurde duhet t’i jepet fund

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës absurde të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili po shkakton vuajtje të tmerrshme njerëzore.

Guterres e quajti luftën ‘të pafitueshme’ dhe bëri thirrje për negociata serioze gjatë një konference nga një podium në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut këtë të martë.

"Sa ukrainas dhe rusë do të vriten para se të gjithë të kuptojnë se kjo luftë nuk ka fitues ,vetëm humbës?" pyeti ai.

Guterres tha se miliona ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe se lufta nuk po shkon askund shpejt dhe se populli ukrainas po duron një ferr të gjallë.

Ai ka bërë thirrje për ndërprerjen e luftës dhe fillimin e negociatave.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit